• |
ide | kryesore

Video/ Uzuni gol në fitoren me Alaves: beratasi në dopio-shifra në sezonin e parë në La Liga

Sport, Video
Uzuni



Granada ka mundur 2-0 Deportivo Alaves, por situata mbetet dramatike në renditje, me misionin shpëtim gjithnjë e më të vështirë. Tre pikët e fituara në javën e 31 të La Liga nuk e ndihmojnë shumë skuadrën ku luan Myrto Uzuni, që është e parafundit me 17 pikë, -9 nga zona e shpëtimit. Sulmuesi i kombëtares Uzuni në këtë pikë po mundohet të marrë maksimumin nga ky sezon, për të patur një të ardhme ende në La Liga.

Uzuni në fakt ka shënuar golin e parë të ndeshjes kundër Alaves, duke shëndrruar një 11 metërsh në minutën e 9′ të sfidës. Beratasi është treguar i ftohte përballë portierit, që edhe pse e ka kuptuar krahun, nuk ka mundur të ndalë dot goditjen e 28 vjeçarit. Uzuni shënon kështu golin e 10 me Granada në La Ligë dhe arrin në dopio shifra në sezonin e parë në kampionatin elitar në Spanjë.

Lexo më tejManaj, Cikalleshi e Muçi me dopio shifra, Uzuni i ndjek: goleadori më ‘i dobët’ kuqezi është Broja

Granada pastaj ka shënuar edhe golin e dytë me Boyé, në asistin e
Ruiz, duke mbyllur ndeshjen në minutën e 38′. Granada është në vendin e 19 me 17 pikë pas 31 javësh, 9 pikë pas Celta Vigo, që përfaqëson zonën e shpëtimit me 28 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *