• |
ide | kryesore

Manaj, Cikalleshi e Muçi me dopio shifra, Uzuni i ndjek: goleadori më “i dobët” kuqezi është Broja

F1, Sport
Uzuni



Kundër Kilit dhe Suedisë kombëtarja kuqezi shkon me 9 lojtarë ofensivë, si për të treguar se Sylvinho nuk do të heqë dorë nga identiteti i lojës që e coi rrugëtimin e nisur në Varshavë deri në Euro 2024. Sidoqoftë, tekniku nuk do të ketë vetëm numra, por edhe kuotë golash të rëndësishëm, me të seleksionuarit kuqezi që vijnë edhe me shifra të dyfishta, si rrallë ndonjëherë. Tre protagonistët e kampionatit turk janë ndër më produktivët, por edhe Uzuni në Spanjë nuk është aspak keq.

Sidoqoftë, kryegolashënuesi kuqezi është Rey Manaj, në thirrjen e parë në epokën Sylvinho. Me Sivasspor 27 vjeçari ka shpërthyer plotësisht me 19 ndeshje në 28 ndeshje mes kampionatit e kupës. Pas tij janë Sokol Cikalleshi me Konyaspor, që ka tundur rrjetën 11 herë në 27 ndeshje në total e Ernest Muçi, që në fakt me Besiktas ka shënuar vetëm dy gola në 4 ndeshje, ndërsa 9 të tjerët i ka shënuar me Legia Varshavë, para se të transferohej në Stamboll. Myrto Uzuni, me një skuadër që rrezikon seriozisht rënien nga kategoria, ka shënuar 9 gola në 28 ndeshje në La Liga, ndërsa thirrja për herë të parë e lojtarit të Dinamo Zagreb Arbër Hoxha dio ti shtojë 6 gola të tjerë ofensivës kuqezi. Në fakt, në 33 ndeshje 6 nuk janë aspak keq për një anësor ofensiv, ndërsa gjërat nuk kanë shkuar si do të donte Armando Broja.

Emri                          Klubi                Ndeshje                   Gola

Rey Manaj                  Sivasspor               28                               19
Armando Broja         Fulham                   23                               2
Ernest Muçi               Besiktas                 41                                11
Sokol Cikalleshi        Konyaspor             27                                11
Myrto Uzuni              Granada                 28                                9
Arbër Hoxha             Dinamo Zagreb     33                                6

22 vjecari nuk po gjen paqe as pas largimit nga Chelsea. Në një sezon të diktuar nga dëmtimi i rëndë, shkodrani ka shënuar vetëm dy gola për Blues, ndërsa kalimi në spondin tjetër të Londrës te Fulham po e përball me pankinën dhe minuta me pikatore. Në këtë pikë, thirrja e Sylvinhos mund të jetë trampolina për të treguar se është gati të udhëheqë ofensivën kuqezi, me një mesazh të qartë për teknikun e Fulham Silva.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *