• |
ide | kryesore

Video/ Gol në minutën e 89, Manaj i jep fitoren Sivasspor: goli i 16 në kampionat për sulmuesin kuqezi

F1, Sport, Video
Manaj



Rei Manaj ndjek Mauro Icardi dhe Edin Dzeko për fronin e shënuesit më të mirë të kampionatit në Turqi. Sulmuesi lushnjar ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes mes Sivasspor dhe Karagumruk në minutën e 89′ . Gol që vlen 3 pikë, që rikthejnë ekipin e tij te fitorja, pas dy humbjesh radhazi.

Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin që mposhti 1-0 Karagumruk. Një krosim në zonë në minutën e fundit të kohës së rregullt mbërriti në këmbët e Manaj. Sulmuesi shqiptar kontrolloi dhe më pas, i vetëm me portierin, goditi duke shënuar golin e 16 në kampionatin e Superlig. Feston Manaj, por jo Veseli, që me Karagumruk ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit, pa mundur të evitojë golin e bashkëkombasit të tij në fundin e ndeshjes.

Lexo më tejUefa mendon rritjen e organikave në Euro 2024 nga 23 në 26 lojtarë: Manaj, Daku e Muja shpresojnë

Tani, Manaj është vetëm dy gola pas kryesuesve të renditjes së golashënuesve në Turqi Mauro Icardi dhe Edin Dzeko, që kanë nga shënuar nga 18 gola, kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në fund. Për Manaj është krejt i mundshëm kapërcimi i rivalëve të famshëm, ndërsa Sivasspor është komod në mesin e renditjes, në vendin e 10 me 41 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *