• |
ide | kryesore

Festivali i Porto Palermos, Mane Foundation dhe Green Coast në mbështetje të artit dhe kulturës

Arkiva, Lajme, Të fundit
porto palermo



Festivali i Porto Palermos, një ngjarje kulturore që mban firmën e artistit të mirënjohur Olen Cesari, u rikthye edhe këtë vit duke u dhënë jetë mureve të Kalasë së Ali Pashë Tepelenës. Për më shumë se dy javë, nga data 1 deri më 18 gusht, kjo kala, që mbart një histori shumë të pasur dhe të vyer për Shqipërinë, u kthye në skenën e artistëve më të famshëm shqiptarë dhe të huaj si Inva Mula, Marsela Çibukaj, Vitmar Basha, Elina Duni, Dren Abazi, Mathew Marston, Lavina Mancusi, Blue Bird Band dhe shumë të tjerë.

Mane Foundation dhe Green Coast, si me shumë aktivitete të tjera që promovojnë artin dhe kulturën shqiptare, mbështetën Festivalin e Porto Palermos të vlerësuar si “pasaporta e Shqipërisë”, që mbledh bashkë artistët më në zë për të promovuar Shqipërinë nëpër botë, një event që përmes muzikës synon të transmetojë të gjitha vlerat shqiptare dhe trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë.

Olen Cesari e vijoi aktivitetin e tij të promovimit të artit shqiptar edhe me Porto Palermo Outdoor Festival, një event që u zhvillua gjatë kësaj fundjave në sheshin e qytetit të Himarës, duke mbledhur shumë dashamirës të muzikës klasike dhe moderne. Ky koncert i organizuar nga Bashkia Himarë e i mbështetur gjithashtu nga Mane Foundation dhe Green Coast ndërthuri muzikën, kulturën dhe traditën e zonës, për ta prezantuar para turistëve vendas dhe të huaj.

Krahas promovimit të kulturës dhe muzikës, këto aktivitete përçuan një thirrje domethënëse të artit në mbrojtje të mjedisit, një thirrje që Mane Foundation dhe Green Coast i janë përgjigur edhe me shumë aktivitete të tjera që organizojnë dhe mbështesin. Së bashku me studentë, pedagogë, organizata, biznese dhe grupe vullnetare, Mane Foundation dhe Green Coast iu bashkuan me shumë përkushtim mesazhit “Të ruajmë detin tonë”, për të na rikujtuar se plazhet, pasuritë natyrore, objektet e trashëgimisë historike dhe kulturore, duhet t’i mbrojmë të gjithë së bashku si një përgjegjësi qytetare (Artikull promocional)


6 Comments

  1. Himara Autonome
    Kalaja e Ali pashait
    U ndertua mbi themelet e kalas se palermos

    Ali Pashai
    Nje pasha terorist
    I cili me dinakerit
    Dhe poshtersit e tij
    Kerkonte qe te pushtont
    Himaren

    Ali Pashai dogji Sulin
    Ali pashai Masakroi
    Hormovite dhe Kardhiqote

    Ali pashai ishte nje kriminel
    Qe me flamurin
    E Turqise maskroi te krishteret
    Orthodhokse dhe i ktheu
    Ne mesilmane

    Ate qe beri ne Sul e ne Kardhiw
    Do te bente dhe ne
    Himare

    Por zgjuaresia dhe dinakeria
    E tij ishte shum e madhe

    Ali pashai kishte trima nga
    Qeparoi
    Ali Pashai kerkoi takim
    Me kapetanet e
    Qeparoit per ti kthier
    Ne mesilmane

    Kapetanet e Qeparoit mbasi
    Ali Pashai u premtoi
    Shume gjera

    Kapetanet e qeparoit
    I thane Ali Pashait
    Kemi gjith te mirat
    Por na mungon nje
    Gje

    Cfare ju mungon
    U a ploteson Pashai
    Ketu we rim
    Duam te na ncjeresh
    Uje

    Ali Pashai u tha se bej dot
    Kete gje prandaj rrini sic jeni

    Po dolen
    Ca kapetane komisare
    Te partise
    Qe shperngulni te zot e vendit
    Se neve do e cojme ujin
    Lart ne fshatin e
    Qeparoit
    Dhe keshtu u be
    I plotesuan deshiren
    Ali Pashait e Fan Nolit
    Ndoqen qeparotesit nga vendi
    Dhe prune Banbitet e partis
    Dhe keshtu shkoi
    Ujet lart ne
    Fashatin Qeparo

    Kapetanet me kumandaret
    E Qeparoit
    Jane aq larg njeri tjeterit
    Sa dielli me henen

    Koha dhe ora do te vije
    Ku kapetanet do thone
    Fjalen e tire
    Dhe nuk do jete me
    Fjala e partis
    Por e te zotit te shtepis
    Perfundimisht
    Po ju them fjalet e
    Ajo kozmait
    Kur e pieti Ali Pashai
    Ajo kozma
    Ado shkoj ne stamboll Une
    Ajo Kozmai e kupetoi pietjen
    Dhe i tha
    Dovec ne stamboll
    Por me mjeker te kuqe

    Pra kejo esht Historia e
    Ali Pashait
    Dhe e palermos
    Te tjerat kupetohen

  2. Mbasi i qiu motren vendit duke ndertuar komplekse wc-je ne token e tjeter kujt, kujtohet tani per te bere filantropin. Vk komplet. Te qenurit Korcar stonon ne fjalen filantropi

  3. Mane ka fshire tatimet nga Vlora. Pa paguar miliona euro. Plus gjithe keto shfaqje ne Porto Palermo behen per hajdutin qe ka grabitur cdo gje ne kete vend, do te beje kazino te pasurish ne kala ai rq, qe po helmon bythgrisurit qe e votojne me 20 mij lek te qelbura! Shiteni voten 500 euro copa te jeni ne rregull o injorante, se po ju rrjep..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *