• |
ide | kryesore

Video/ Mané pyetet nga gazetarët, përgjigja i lë pa fjalë: “Më vrisni çdo ditë e tani doni të më flisni”

-Instant, Sport, Video
Mane



Sadio Mané u ndalua nga gazetarët teksa po largohej nga stërvitja e Bayern Munich. Ata donin një prononcim të senegalezit, por përgjigja e tij i la të gjithë të habitur. Situata e Sadio Mané nuk është ajo më idealja. I ndarë në shtëpi te Bayern Munich, si për atë që ndodhi sezonin e kaluar me Sané, ashtu edhe për një marrëdhënie më pak se idilike me Tuchel. Në këtë pikë, ish-sulmuesi i Liverpool mund të sakrifikohet nga bavarezët për të arritur te një sulmues i ri.

Kjo është arsyeja pse senegalezi nuk është tamam i qetë. Sidomos me shtypin, që përhap çdo ditë thashetheme të reja për situatën e tij. E kështu Mané rebelohet duke humbur pozitivitetin që aq shumë e karakterizon. Pas seancës stërvitore gazetarët u përpoqën ta ndalojnë për t’i bërë disa pyetje, por sulmuesi u përgjigj: “Më vrisni çdo ditë dhe tani dëshironi të flisni me mua?”. Të gjitha fjalët senegalezi i tha pa ndalur ecjen dhe me një vështrim agresiv. Më pas, ai doli nga qendra sportive e Bayern.

MANOVRAT E BAYERN PËR SULMIN

Nuk është sekret që Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi të ri. Dëshira e parë e Tuchel është Harry Kane, por Tottenham ka ngritur murin si zakonisht dhe largimi i kapitenit duket i komplikuar. Në radarin bavarez ka hyrë edhe Dusan Vlahovic, por serbi nuk është opsioni i parë i tyre. Bavarezët testuan për një kohë edhe situatën e Osimhen, por kërkesa e Napolit i trembi.

Lexo më tej: Nga roja te pastruesit, Manè i kujton të gjithë: dhurata e tij për punonjësit e Liverpool është unike

Nga ana tjetër, për sulmuesin senegalez po flitet me këmbëngulje nga Arabia Saudite. Por ai nuk duket aspak i bindur për destinacionin. Mané po bën gjithçka që është e mundur për të bindur Tuchelin që të vërë sërish bast tek ai sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *