• |
ide | kryesore

Nga roja te pastruesit, Manè i kujton të gjithë: dhurata e tij për punonjësit e Liverpool është unike

-Instant, Sport



Sadio Manè njihet në botën e futbollit si një tip bujar e me zemër të madhe. Iniciativat që sulmuesi i Bayern Munich ka kryer jashtë fushës, veçanërisht në vendlindjen e tij, Senegal, janë të lavdërueshme dhe të dukshme për të gjithë e marrëdhënia që ai arrin të krijojë me këdo që bie në kontakt me të është përmendur shpesh nga tabloidët dhe njerëzit që merren me sportin. E për të mos zhgënyer edhe tani që u largua nga Liverpool, sulmuesi ka dashur t’u lërë një kujtim “të mirë” të gjithë punonjësve të Reds me të cilët ka patur të bëjë në 6 vitet e kaluara në Anfield.

Senegalezi u largua nga Liverpool për te Bayern Munich pas gjashtë sezonesh dhe bukurisë së 120 golave me fanellën e Reds, por sigurisht një pjesë e zemrës së tij mbeti në Angli. E dhurata e bërë nga Sadio Mane për 150 punonjësit e ish-klubit të tij që e shoqëruan në aventurën e tij në Anfield janë një demonstrim elokuent i kësaj. Christian Falk, një gazetar gjerman shumë afër me ngjarjet e bavarezëve, zbuloi respektin unik të 30 vjecarit për të gjithë personat e brendshëm të Liverpool.

Mane i dërgoi 150 pako dhuratë për të treguar vlerësimin e tij për anëtarët e stafit nga të gjithë sektorët e ish-klubit të tij. Falk zbuloi gjestin bujar të lojtarit në Tëitter, duke shkruar: “Sadio Mane dërgoi 150 pako për punonjësit e Liverpool. Nga pastruesi deri te rojtari i sigurisë, të gjithë morën çokollata me një portret të veçantë të Mane dhe një shënim të shkruar me dorë. Brenda çdo pakete shkruhej motoja e klubit “Nuk do të ecësh kurrë vetëm”. Një gjest bujar, nga ata që nuk shihen shumë shpesh në botën e futbollit. Por në fund të fundit ai është Sadio Manè…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *