• |
ide | kryesore

Stuhia, dy avionë nuk ulen dot në Rinas

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga moti i keq mbrëmjen e sotme, ku era e fortë e shoqëruar me stuhi shiu ka shkaktuar dëme të shumta.

Përveç bllokimit të rrugëve, rrëzimit të pemëve dhe përmbytjeve, stuhia ka detyruar edhe dy avionë që të mos ulen në Tiranë.

Avioni i linjës Amsterdam-Tiranë nuk ka mundur dot të ulet në Rinas për shkak të stuhisë, prandaj ka bërë ulje të detyruar në Brindisi.

Ndërkohë edhe avioni i linjës Paris-Tiranë ka bërë ulje të detyruar në Dubrovnik, për shkak të stuhisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *