• |
ide | kryesore

Stuhia, shkëputet suvaja e pallatit në Korçë, plagoset 35-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie nga ura



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e kësaj të premte ku një person është plagosur pasi suvaja e një pallati i ra mbi kokë.

Autoritetet njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në Pedonalen e Korçës këtë mbrëmje ku nga fasada e një pallati është shkëputur një pjesë suvaje dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është dëmtuar në shpatull shtetasi 35-vjeçar me inicialet L.T i cili është dërguar për ndihmë në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në Pedonalen e qytetit të Korçës, është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *