• |
ide | kryesore

Përmbytjet katastrofike në Libi/ Bilanci i orëve të fundit: Mbi 5,000 të vdekur

Lajme, Të fundit



Më shumë se 5000 njërëz kanë humbur jetën dhë 10 000 të tjerë raportohen të zhdukur pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan shembjen e dy digave, duke shtuar më shumë ujë në zonat tashmë të përmbytura.

“Të paktën 5,300 njerëz mendohen të vdekur”, është shprehur të martën ministria e brendshme e qeverisë lindore të Libisë. “Në qytetin lindor të Dernas, i cili ka përjetuar edhe humbjet më të mëdha janë raportuar të zhdukur rreth 6,000 njerëz”, tha Othman Abduljalil, ministër i shëndetësisë në administratën lindore të Libisë. Ai e quajti situatën “katastrofike”, kur vizitoi qytetin të hënën. Sipas autoriteteve vendase lagje të tëra në qytet janë ende në pushtetin e ujit.

Spitalet në Derna nuk janë më të operueshme dhe morgjet janë të mbushura, ka treguar Osama Aly, një zëdhënës i shërbimit të urgjencës dhe ambulancës. Trupat e pajetë janë lënë jashtë morgjeve në trotuare, tha ai për CNN.

“Nuk ka shërbime urgjence të dorës së parë. Njerëzit po punojnë për momentin për të mbledhur trupat e kalbur,” tha Anas Barghathy, një mjek që aktualisht është vullnetar në Derna.

Libia u godit nga stuhia mesdhetare Daniel këtë fundjavë, duke përmbytyr mijëra shtëpi dhe shkaktuar mijëra viktima. Një javë më parë nga e njëjta stuhi u godit edhe Greqia e cila akoma po vuan pasojat e përmbytjes.



1 Comment

  1. BEJ NJE APEL TE GJITHEVE ANALIZONI DHE NXIRRNI KONKLUZIONE ASGJE SU KRIJU KOT DHE CDO ZHVILLIM KA SHKAQE CDO ANGAZHIM NJERZOR PRET PRISHTSHMERI PSE NUK NDOLL AJO QE DUAM POR E KUNDERTA thotë:

    NESE NE NDRYSHE VEPROJM NDRYSHE PRESIM DHE NDRYSHE NA VJEN PER CDO KUPTIM .MENDOJ SE KA VEND PER ANALIZ TE THELL DHE ORIJENTIM ANGAZHIM ADEKUAT NDRYSHE NE MBYTEMI NE ZHVILLIMET PLOT PROBLEME PA ZGJILLJE NE CDO KUPTIM SOT ESHTE DITA NESER ESHTE TEPER VON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *