• |
ide | kryesore

Justin Theroux konfirmon fejesën me aktoren?

Paparazzi, Slider



Justin Theroux dhe e dashura e tij, Nicole Brydon Bloom, ndezën thashethemet e fejesës teksa pozuan për foto së bashku në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Aktorët  kaluan në tapetin e kuq të mërkurën në ceremoninë e hapjes, ku ajo mbante një unazë diamanti në dorën e majtë. Çifti, të cilët u panë për herë të parë së bashku në shkurt të vitit 2023, dukeshin të lumtur si kurrë më parë në ngjarjen me yje, teksa mbanin njëri-tjetrin afër.

Spekulimet e fejesës vijnë pothuajse saktësisht një vit pasi Justin dhe aktorja e “Golded Age” ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në një darkë në New York City.

Më pas konfirmuan romancën e tyre në festën vjetore të Oscars Vanity Fair, duke bërë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift më 10 mars. Ashtu si daljet e tyre në Festivalin e Filmit të Venecias, Justin dhe Nicole gjithashtu koordinuan pamjet e tyre në të zezën për çmimet Oscar.

Aktori i “American Psycho” ishte i martuar më parë me Jennifer Aniston nga viti 2015 deri në vitin 2018.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *