• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez shfaqet në publik pas ndarjes nga Affleck

Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez është parë së fundmi në rezidencën e saj në Beverly Hills  teksa përgatitet të shesë pronën prej 68 milionë dollarësh që dikur ndante me Ben Affleck. Prona, të cilën ata e blenë së bashku në maj 2023 për 60 milionë dollarë, është kthyer në një kujtesë të rëndësishme të marrëdhënies së tyre, e cila tani ka përfunduar.

Burimet kanë thënë për PEOPLE se ndarja ka qenë emocionalisht e vështirë për Lopez, e cila thuhet se është e zhgënjyer nga mënyra se si kanë shkuar gjërat.”Ajo dhe Beni blenë shtëpinë për të gjithë familjen. Është shumë e madhe për të dhe gjithashtu e mbushur me shumë kujtime.”

Jennifer bëri kërkesë për divorc nga Affleck më 20 gusht, duke renditur datën e ndarjes së tyre si 26 Prill, dy vjetorin e martesës së tyre në Gjeorgji. Çifti e ka kaluar pjesën më të madhe të verës të ndarë, mes spekulimeve në rritje për lidhjen e tyre.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *