• |
ide | kryesore

Edon Zhegrova, kosovari që po çmend Francën

Arkiva, F1, Kryesore, Sport
edon zhegrova



Fatkeqësisht goditja e mrekullueshme që përfundoi në rrjetë nuk i dha dot Lille, qoftë edhe një pikë të vetme, kundër mostrave të shenjta të Paris Saint Germain. Por për Edon Zhegrovën, ai përbën një sukses personal. Sulmuesi i skuadrës franceze nuk po ndalet së shënuari, duke e bërë këtë kundër Fenerbaçes të Murinjos dhe Sllaviës së Pragës. Këto gola e bënë Lille skuadrën e arë franceze që pas 20 vjetësh që arrinë të lutet në Ligën e kampioneve duke i mposhtur të gjithë në turet paraeleminatore. Edoni e ka shënuar emrin e tij në këtë sukses. Ai sot numërohet si njëri prej sulmuesve më të mirë të Ligue 1, aq sa revista franceze e përtremuajshme “Football Magazine”, i ka kushtuar atij një portret, ku nuk harron të kujtojë se ai ka një talent tjetër në familje, të motrën këngëtare, Valëzën. Lapsi.ala po e përkthen atë për ti’u njohur me njërin nga futbollistet shqiptarë më në formë të momentit.

Edon Zhegrova nuk është një lojtar i zakonshëm. Lindur 25 vjet më parë në Gjermani nga prindër kosovarë , ai u rrit me një top futbolli në këmbët e tij. Trajektorja e tij, e shenjuar nga kalimet në disa klube të të rinjve në Belgjikë dhe Kosovë, ra në sy për herë të parë në Zvicër, me FC Basel, ku tërhoqi menjëherë vëmendjen e rekrutuesve evropianë.

Sulmuesi kosovar mbërriti në Lille në Janar 2022, ku nuk humbi kohë për të treguar shkallën e talentit të vet. “Ai është një lojtar
i jashtëzakonshëm, i aftë për të bërë një ndryshim në çdo kohë”, thotë Jocelyn Gourvennec, ish-trajneri i tij tek LOSC.

Ç’do të kish thënë ai shumë më vonë kur Zhegrova u nominua në mesin e pesë pretendentëve për titullin e lojtarit më të mirë në kampionatit francez për sezonin 2023/2024? Me 6 gola dhe 6 asiste në Ligue 1, ai ishte një prej ojtarëve më me ndikim tek Lille.

Por, gjithësesi, këto shifra nuk reflektojnë me drejtësi të plotë ndikimin e tij në fushë. Zhegrova shpeshherë është detonatori i veprimeve të Lille, i aftë të destabilizojë çdo mbrojtje me driblimet dhe sprintet e tij rrufe.

Mesatarisht ai realizon 4.1 driblime për ndeshje, statistikë që e vendos atë ndër dribluesit më të mirë të kampionatit. Saktësia e tij në krosime dhe pasime të gjata u krijon mundësi të shumta shënimi 
shokëve e tij të skuadrës. “Ai e ka këtë aftësi të rrallë për të parë hapësira që askush tjetër nuk i sheh,” shpjegon Benjamin André, kapiteni të LOSC.

Kundërshtarët janë gjithashtu vazhdimisht në alarm para se të përballen me të. Ashtu si Anthony Lopes, ish portieri i Lyon: “Edoni është një lojtar i frikshëm. Në si portierë, duhet të jemi gjithmonë
shumë të vëmendshëm kur ai ka topin. Aftësia që ai ka për të
goditur nga distanca dhe driblimi në hapësira të ngushta e bën atë shumë të rrezikshëm.”

Shoku i tij i skuadrës te Lyon Maxence Caqueret ka të njëjtën përshtypje: “Konfrontimi me Zhegrovën është gjithmonë sfidë. Ai ka një kontroll të tillë të topit dhe një vizion loje që e bëjnë atë të paparashikueshëm. Duhet të jesh vazhdimisht i përqendruar për të mos u habitur nga driblimi ose pasimi i tij”.

Përtej saj cilësive teknike, sulmuesi kosovar ka fituar aftësinë për t’u bërë lider jo vetëm brenda, por dhe jashtë fushës. Në moshën 25-vjeçare, ai nuk heziton të marrë përgjegjësi në momente vendimtare.

Përparimi i tij i shpejtë nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipet kombëtare. Në ekipin e Kosovës, ai luan një rol të rëndësishëm. Me numrin 10 mbi shpinë ai numëron tashmë 34 ndeshje dhe 4 gola të shënuar. “Zhegrova është një pasuri e madhe për ekipin tonë.
shpjegon Vladimir Petkoviq, trajner i kombëtares së Kosovës. Nuhatja e tij dhe inteligjenca në lojë e bëjnë atë një lojtar kyç.
Ai është në gjendje të ndryshojë rrjedhën e një ndeshjeje i vetëm, gjë që është një avantazh i madh për ne”.

E ardhmja duket e ndritur për Edonin Zhegrovën. Nëse forma e tij vazhdon të jëtë e njëjtë ai mund të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane. Ai e ka këtë synim. Që në fund të kampionatit të shkuar ai deklaronte për mediat e Kosovës: “Besoj
që e kam dhënë më të mirën time me Lille dhe ka ardhur koha për t’u larguar në një klub më të madh”. Kësaj deklarata të moderuar iu përgjigj në mënyrë kundërshtuese Presidenti i Lille Olivier Létang: “Edoni është një lojtar i talentuar dhe unë i kam thënë atij  se vjet zhvilloi një sezon interesant. Por, për të shkuar në një klub të madh, duhet qëndrueshmëri.” Dhe bosi i skuadrës nordike i lëshoi një sfidë: “Ai është një djalë që ka potencialin të arrijëë një sezon me në 15 ose 20 gola dhe me 15 ose 20 pasa decizive. Dhe, në këtë në atë pikë, në fakt, ai do të jetë në gjendje të largohet nga LOSC. Nuk duhet të harrojmë se LOSC është një klub i madh”. Edon Zegrova po i përgjigjet sfidës. Ai ka shënuar kundër Fenerbaçes, Sllaviës së Pragës dhe të dielën e fundit kundër PSG. 

Burimi: Football Magazine, perktheu T. Çela, lapsi.al 

 

 

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *