• |
ide | kryesore

Video/ Zhegrova, njeriu me maskë: ja çfarë do të thotë gjesti i kosovarit që kërkohet nga Juventus

Sport, Video
Zhegrova



Anësori i majtë i Lille, Edon Zhegrova, objektivi i merkatos së Juventus për sezonin e ardhshëm, ka festuar me një maskë intimiduese pas golit ndaj Lion. Një gjest që nuk ka kaluar pa vëmendje, me shumë aludime, por një kuptim të qartë.

FESTIMI ME MASKË

Në ndeshjen e fundit të humbur ndaj Lyon, Zhegrova shënoi një gol të mrekullueshëm. Pasi dribloi dy kundërshtarë, ai mposhti portierin me një goditje të fuqishme me të majtën në hyrje të zonës. Pas golit Zhegrova festoi duke veshur një maskë të zezë të versionit kubrikian. Në realitet ishte vetëm një homazh për reperin anglez M Huncho.

Lexo më tejJuventus i dashuruar me shqiptarët: Zhegrova në shënjestër të bardhezinjve, pas interesimit për Mitaj

Dhe këtu lind një pyetje tjetër? Pse M Huncho mban një maskë? Reperi nuk e ka treguar kurrë fytyrën e tij dhe në një intervistë në vitin 2019 ka shpjeguar: “Më pëlqen privatësia ime. Kjo është e gjitha. Nuk më intereson asnjë nga këto gjëra që vijnë nga ajo që po bëj. Kam një familje, unë jam këtu për të ruajtur privatësinë time dhe për të bërë gjëra edhe më të mëdha”. Reperi deklaroi gjithashtu se ka një mision në jetë, që është të revolucionarizojë muzikën rep. E ndërkohë, Zhegrova e ka bërë të njohur atë, përmes këtij gjesti, edhe jashtë Britanisë së Madhe.

KUSH ËSHTË EDON ZHEGROVA

Talenti kosovar i Lille, është një 25-vjeçar i krahut të majtë me driblime të shkëlqyera. Këtë vit ai shpërtheu padyshim në Ligue 1 me 12 gola dhe 9 asiste dhe u shpall futbollisti më i mirë në Francë. I rritur në ekipin e të rinjve të Genk, ai u shfaq në Zvicër me fanellën e Basel, derisa ra në sytë e skautëve të Lille. Klubi francez pagoi 7 milionë euro për të në janar të vitit 2022. Tani vlera e tij është dyfishuar dhe ka përfunduar në shënjestër të drejtorit bardhezi Giuntoli, i cili tashmë ka kërkuar informacion për kosovarin nga klubi francez.

@ligue1ubereats Brillant goal and masked celebration 🎭🔥🇽🇰 #Ligue1 #Ligue1UberEats #SportsTikTok #France #Losc #Lille #Zhegrova #Football #Futbol #futebol #goal #but #assist #Kosovo @LOSC ♬ original sound – Enzo From The Block



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *