• |
ide | kryesore

Juventus i dashuruar me shqiptarët: Zhegrova në shënjestër të bardhezinjve, pas interesimit për Mitaj

Sport, Video
Zhegrova



Në fillim Mario Mitaj e tani Edon Zhegrova. Juventus duket i orientuar drejt futbollistëve shqiptarë, sidomos tani që duke filluar nga sezoni i ardhshëm nuk do të quhen më jo komunitarë. Bardhezinjtë kanë hedhur kështu sytë nga Edon Zhegrova, sulmuesi anësor i Lille. 25 vjeçari kosovar, por që ka luajtur një miqësore me Jordaninë me Shqipërinë, ka një kontratë në skadencë në vitin 2026.

Zhegrova vlerësohet rreth 15 milionë euro. Bardhezinjtë janë interesuar për të edhe në rastet e operacioneve që kanë sjellë në Torino, gjithnjë nga i njëjti klub francez, fillimisht Timothy Weah e pastaj Tiago Djalò.

Në të njëjtën kohë, Juventus nuk ka hequr nga vëmendja Mario Mitaj. 20 vjeçari i Lokomotivës së Moskës është futbollisti i ri i momentit. Djaloshi po tregon personalitet si në klubin e tij, ashtu edhe me kombëtaren. Vëzhguesit bardhezinj e ndoqën mbrëojtësin e majtë gjatë miqësores Shqipëri-Kili, ku pavarësisht humbjes 0-3 Mitaj e bëri punën e tij në mënyrën më të mirë.

Lexo më tejMitaj, CIES e përcakton si kampioni i ardhshëm: Observatori i futbollit e rendit mes më të mirëve

Sipas Tuttosport, rusët për mbrojtësin shqiptar kërkojnë 8-10 milionë euro. Një plusvalencë e mirë, duke qenë se vetëm në verën e vitit 2022 ata e morën Mitaj për 3 milionë euro nga AEK Athinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *