• |
ide | kryesore

Arrestohet në Kosovë shtetasi rus/ I kërkuar nga Interpol

Lajme, Planet



Një shtetas rus është kapur nga Policia e Kosovës në fshatin Lluzhan të Podujevës. Shtetasi i huaj i cili u ndalua për kontroll, rezultoi se është në listën e personave të kërkuar nga Interpoli.

Autoritetet në Kosovë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa janë zbuluar detajet e rastit. Shtetasi rus u ndalua nga një njësi patrulluese e Policisë në Podujevë, që e verifikoi dhe më pas e shoqëroi për në ambientet e policisë.

Bazuar në informacionet e para, rusi  e ka të ndaluar hyrjen në Serbi për një vit, për shkak të një vendimi të Gjykatës, e po ashtu është person i kërkuar nga shteti i Lituanisë.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *