• |
ide | kryesore

Ministria e Mbrojtjes për 24 orët e fundit: Janë shuar 19 vatra nga 25, temperaturat e larta dhe thatësira po ndikojnë në përhapjen e flakëve

Lajme, Të fundit



Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vend për 24 orët e fundit. Sipas njoftimit mësohet se nga 25 vatra, 19 prej tyre janë shuar dhe 6 mbeten aktive.

Bëhet me dije se një vatër problematike, për shkak edhe të terrenit të vështirë është ajo në fshatin Shëngjin, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë, shkurre dhe pisha. Po punohet për shuarjen e vatrave aktive në Surroj dhe Shishtavec, bashkia Kukës – Skuraj, bashkia Kurbin – Sopot, bashkia Delvinë dhe Luf, bashkia Pukë, por ato nuk përbëjnë rrezik për qytetarët dhe pronat.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *