• |
ide | kryesore

Analiza e DW: A do të kenë ndonjë efekt përpjekjet e Baerbock në Tel-Aviv?

Lajme, Të fundit



Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bisedoi në Tel-Aviv për pasojat e sulmit të Iranit ndaj Izraelit. A do të kenë ndonjë efekt përpjekjet e saj në Tel-Aviv? Sulmi i Iranit ndaj Izraelit ka ngjallur shqetësime të reja për një vatër zjarri në Lindjen e Mesme. Bashkësia ndërkombëtare ka frikë se një përgjigje ushtarake nga ana e Izraelit mund të çojë në një spirale përshkallëzimi dhe i kërkon kryeministrit Benjamin Netanyahu të tregohet i përmbajtur.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, u takua sot me Netanyahun dhe Presidentin izraelit Izchak Herzog në Tel Aviv. Ajo bisedoi me ta se mund mënjanohet përshkallëzi i gjendjes.

“Unë nuk e kam fjalën për t’u dorëzuar. E kam fjalën për një qëndrim të përmbajtur dhe të mençur, që nuk është gjë tjetër veçse forcë,” tha Annalena Baerbock.

Në të njëjtën kohë Baerbock i siguroi Izraelit “solidaritetin e plotë të Gjermanisë” dhe shpalli se kundër Iranit do të ketë “pasoja të mëtejshme”. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, nga ana tjetër, njoftoi pas bisedimeve me ministren Baerbock dhe homologun e saj britanik, David Cameron, se vendi i tij i merr vetë vendimet për sigurinë e tij.

BE synon të shmangë një përshkallëzim të mëtejshëm

“Ministrat u kërkojnë të gjithë aktorëve në rajon, që të tërhiqen nga qendrimet radikaleqë çojnë në humnerë!” Me këtë apel të fortë doli pas mbledhjes së jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të BE-së, i ngarkuari për politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ai tha se sulmi i pashembullt i Iranit ndaj Izraelit është një përshkallëzim vendimtar. Tani duhet të synohet, shmangia e përshkallëzimit të mëtejshëm.

Shahu politik me goditje dhe kundërgoditje duhet të marrë fund, në rast të kundërt Lindja e Mesme mund të shkasë në një kaos të plotë. Këtë nuk mund ta dojë askush. Ministrat e Jashtëm të BE-së janë plotësisht në unanimitet, tha i ngarkuari për politikën e jashtme duke lënë të kuptohet, se nga Izraeli dhe Irani pritet që të tërhiqen nga veprimet përshkallëzuese.

Sanksione më të ashpra kundër Iranit

Disa ministre e ministra, ndër to edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, kërkuan sanksione më të ashpra ndaj regjimit të Iranit. Borrell tha, se tani po shqyrtohen sanksionet ekzistuese dhe mundësia për t’i zgjeruar ato. Mund të sanksionohet prodhimi i dronëve iranianë, që deri tani janë furnizuar në Rusi dhe ndërkohë po eksportohen edhe në të gjithë Lindjen e Mesme. Vendimet për këtë pritet të merren javën e ardhëshme.

Të tjerë ministra propozuan, që t’u vendosen sanksione gardës revolucionare iraniane dhe njësive elitë të ushtrisë. I ngarkuari i BE-së për politikën e Jashtme tërhoqi vëmendjen, se këto sanksione ekzistojnë ndërkohë që prej vitit të kaluar. Një klasifikim i gardës revolucionare si grup terrorist, ngjashëm si Hamasi, deri tani ka dështuar për shkak të pengesave ligjore. Për një klasifikim zyrtar duhet të ekzistojë një akt konkret i gardistëve revolucionarë ndaj BE. Deri tani nuk ka njoftim për një rast të tillë, tha Borrell. Por edhe kjo synohet t’u kalohet për verifikim juristëve të Komisionit të BE-së.

Marrë nga DW



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *