• |
ide | kryesore

Rosalia së shpejti një album të ri

Paparazzi



Një album i ri i Rosalía është në rrugë e sipër! Në një intervistë me “Highsnobiety”, Rosalia ka zbuluar se është duke punuar për një album të ri.

“Kam ndryshuar shumë, por në të njëjtën kohë është sikur kam ende të njëjtat pyetje dhe të njëjtën dëshirë për t’iu përgjigjur.” Ajo shtoi: “Unë kam ende të njëjtën dashuri për të kaluarën dhe të njëjtin kuriozitet për të ardhmen”.

Artistja  foli gjithashtu për veshjet që frymëzuan albumin e saj më të fundit, MOTOMAMI të vitit 2022 , dhe se si u bëri homazh prindërve të saj.

“Mendoj se ajo që më tërhoqi më shumë ishin helmetat e motoçikletave që i inkorporova në kopertinë, video dhe shfaqje,” tha ajo. “Doja të përdorja gjithçka që ishte pajisje dhe aksesorë motoçikletash për të krijuar pamjen e MOTOMAMI , dhe është diçka mjaft personale për mua, sepse edhe babai edhe nëna ime janë motoristë, dhe është diçka me të cilën jam rritur dhe me të cilën kam qenë përreth qysh kur isha shumë e vogël”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *