• |
ide | kryesore

As Messi dhe as Ronaldo/ Një shqiptar është kandidat për “Topin e artë” (LISTA)

Arkiva, F1, Sport
arte



Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz të Topit të Artë. Një arritje e jashtëzakonshme për futbollistin i cili zhvilloi një sezon spektakolar me Bajer Leverkusen.

Kjo është hera e parë që Xhaka është pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar.

Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.

Për herë të parë që nga viti 2003, nuk Messi dhe Ronaldo nuk janë kandidatë. Këtë vit, disa lojtarë të tjerë janë gjithashtu në garë për çmimin, duke përfshirë Vinicius Jr e Jude Bellingham të Real Madridit, Rodri i Manchester City-t, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar ‘Topin e Artë’.

Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusenin pa pësuar asnjë humbje, po ashtu shtoi DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë. /LAPSI.al

ZYRTARE: Granit Xhaka është kandidat për Topin e Artë 2024.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *