• |
ide | kryesore

Lavrov paralajmëron SHBA-në: Mos u tallni me “vijat e kuqe” të Rusisë

Arkiva, Planet, Të fundit



Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos tallet me “vijat e kuqe” të Rusisë. Këtë Lavrovi e ka thënë teksa u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi mundësinë e dërgimit të raketave amerikane me rreze në Ukrainë, për të cilën Reuters raportoi një ditë më parë, duke u bazuar në burime të sigurta.

Lavrov e akuzoi SHBA-në se me veprimet e fundit është duke e nxitur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka paralajmëruar në vazhdimësi Perëndimin që të mos përpiqet ta pengojë Rusinë, e cila ka arsenalin më të madh në botë të armëve bërthamore.

Por Washingtoni zyrtar dhe aleatët e tij kanë rritur ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë dërgimin e tankeve, raketave të avancuara dhe avionëve luftarakë, F-16. Kjo ka bërë që disa politikanë perëndimorë të thonë se retorika bërthamore e Putinit është një blof dhe se SHBA-ja e NATO-ja duhet të bëjnë çmos për të ndihmuar Ukrainën drejt fitores në luftë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *