• |
ide | kryesore

Pakënaqësia e Edith Harxhit/ Ç’ndodhi pas dyerve të mbyllura të kryesisë së PD

Arkiva, Lajme, Të fundit
kryesisë



Partia Demokratike ka bërë të ditur sot në mbledhjen e kryesisë listën e drejtuesve politikë për qarqe, duke njoftuar një riorganizim të rëndësishëm në strukturën e saj për fushatën e ardhshme. Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe Edi Paloka, kryetari i Këshillit Kombëtar janë caktuar në krye të fushatës në të gjithë Shqipërinë, duke pasur përgjegjësi për koordinimin dhe drejtimin e strategjisë elektorale të partisë në nivel kombëtar.

Në pjesën e mbledhjes të zhvilluar me dyer të mbyllura, Edith Harxhi është përplasur me kreun e grupit parlamentar, Gazment Bardhi. Ajo ka kritikuar listën e drejtuesve politikë të qarqeve, duke theksuar se është turp që nuk ka të paktën një qark me një drejtuese një grua.

“Është për të ardhur turp, që gjithë kjo parti nuk ka një zonjë për të drejtuar një qark. Jemi kthyer në parti burrash, jemi bërë për turp. Përse nuk keni bërë asnjë lëvizje apo aksion si grup parlamentar për lirimin e liderit të Partisë Demokratike? Nuk mund të mjaftohemi me dy letra kancelarive. Duhet një aksion, lideri i partisë po mbahet politikisht në arrest shtëpie” – është shprehur Harxhi.

TCH raportoi se pati edhe qejfmbetje si Edmond Spaho që u zëvendësua nga Ivi Kaso në Korçë që mesa duket vendimin e mori së pari nga mediat. Edhe Luan Baçi duket se nuk e ka pritur mirë zëvendësimin nga Gazment Bardhi në qarkun e Fierit që edhe pse pranoi vendimin e kryetarit Sali Berisha, braktisi mbledhjen e Kryesisë.

Vetë Berisha u mundua të ngushëllojë zemërthyerit duke i siguruar se vendin e sigurt në lista për momentin nuk e kanë as drejtuesit politikë pasi më parë duhet të kalojnë filtrin e primareve. “Ne jemi parti që për zgjedhjen e deputetëve e ka të fiksuar në statutin e saj me mekanizmin e primareve” – tha Berisha.

DREJTUESIT POLITIKË TË PD NË QARQE:

Tiranë – Belind Këlliçi
Durrës – Oerd Bylykbashi
Lezhë – Agron Gjekmarkaj
Shkodër – Luçiano Boçi
Fier – Gazment Bardhi
Kukës – Flamur Hoxha
Dibër – Xhelal Mziu
Elbasan – Ervin Salianji
Korçë – Ivi Kaso
Berat – Eno Bozdo
Vlorë – Bujar Leskaj
Gjirokastër – Tritan Shehu


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *