• |
ide | kryesore

SHBA akuzon Rusinë për fushata dezinformimi për të ndikuar tek zgjedhjet presidenciale

Arkiva, Planet, Të fundit



Administrata e Presidentit Joe Biden akuzoi të mërkurën Rusinë se është angazhuar në fushata dezinformimi që kanë në shënjestër zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe njoftoi për masa të gjera ndaj këtyre përpjekjeve, përfshirë akuza penale kundër dy punonjësve të medias shtetërore ruse RT, si edhe sekuestrimin e faqeve të internetit të përdorura nga Kremlini për të përhapur dezinformata.

Agjencitë e zbulimit kanë akuzuar më parë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje përmes dezinformatave. Por Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland i cili deklaroi qëndrimin e administratës, foli në hollësi për shqetësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për këtë fushatë, si edhe njoftoi për veprime ligjore kundër atyre që dyshohet se janë përfshirë në këto përpjekje.

Mes të tjerash, zoti Garland tha se Rusia përmes mediave të saj shtetërore ka përdorur figura amerikane me ndikim dhe me audiencë të gjerë në mediave sociale, pa dijeninë e tyre, për të përhapur dezinformata dhe propagandë.

Shqetësimet më të mëdha lidhur me Rusinë, përqendrohen tek sulmet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit me synimin për të ndikuar në zgjedhjet e nëntorit.

Taktikat përfshijnë përdorimin e mediave shtetërore si RT për të përhapur mesazhe dhe përmbajtje kundër Shteteve të Bashkuara, si edhe faqe interneti dhe llogari mediash sociale të rreme që përforcojnë ato pretendime dhe i shpërndajnë përmes komunikimeve online të amerikanëve.

Në një rast, dy punonjës të RT-së akuzohen për financimin e fshehtë të një kompanie që krijon produkte digjitale me qendër në Tenesi për publikimin e rreth 2,000 videove që përmbanin propagandë ruse. Të pandehurit, të cilët nuk janë kapur, përdorën identitete të rreme dhe kompania nuk ishte në dijeni se po përdorej nga Rusia.

“Njoftimi i sotëm nxjerr në pah se deri ku shkojnë disa qeveri të huaja për të minuar institucionet demokratike amerikane”, tha Departamenti i Shtetit. “Por këto qeveri të huaja duhet të dinë gjithashtu se ne nuk do të tolerojmë aktorë të huaj keqdashës që qëllimisht ndërhyjnë dhe minojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

Në një fjalim muajin e kaluar, Zëvendës Prokurorja e Përgjithshme Lisa Monaco tha se Rusia ishte kërcënimi kryesor ndaj zgjedhjeve. Presidenti rus Vladimir Putin dhe njerëzit që punojnë për Rusinë po përdorin teknika gjithnjë e më të sofistikuara në operacionet e tyre të ndërhyrjes.

“Ata po vënë në shënjestër grupe të veçanta demografike dhe votues të shteteve të pavendosura në një përpjekje për të manipuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe të kongresit,” tha ajo./VOA


2 Comments

  1. Po po , Iranianet, Ruset, etj etj jua kane fajin ju. Po ju qe nuk ka vend ne bote qe nuk fusni hundet e krijoni grushte shteti, instaloni ne pushtet kukullat tuaja qe vetem ulin breket, apo kjo eshte Ok.

    Garland ne Amerike eshte si Dumani ketu, kobure politike e pushtetit diktatures komunisto-rilindase.

  2. PO MO RROTE KARI PO

    JU DEMOKARET KENI 90 % TE TELEVIZIONEVE AMERIKANE

    DHE ANKOHENI PER NDIKIM

    KAMALA ESHTE NJE IDIOTE DHE PIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *