• |
ide | kryesore

Katy Perry flet për ndarjen që pati me Orlando Bloom

Paparazzi



Katy Perry reflektoi së fundmi për një nga periudhat më të vështira në jetën e saj,

Artistja nisi një romancë me aktorin e “Pirates of the Caribbean” në vitin 2016, megjithatë dyshja u ndanë vitin e ardhshëm. Pas një viti ndarje, ata u pajtuan dhe u fejuan në vitin 2019.

Ka qenë një periudhë kur ne ishim në fillim të njohjes sonë dhe të dy kishim probleme. Kjo, sepse ai sapo kishte dalë nga një periudhë e gjatë beqarie dhe unë isha e sapodalë nga një lidhje. Pra, kishim mendime të ndryshime dhe thjesht vendosëm që nuk mund të ecnim në të njëjtën rrugë”, u shpreh artistja në podcastin “Call Her Daddy”.

Jo shumë kohë pasi çifti filloi të takohej, Bloom u drejtua në Institutin Hoffman në Kaliforni. Sipas Perry, objekti është krijuar për t’ju “ndihmuar të hiqni dorë nga të gjitha zakonet e këqija dhe të rigjeni veten përmes aktiviteteve të ndryshme fizike”.

Pasi përfundimit të terapisë, këngëtarja e “Dark Horse” zbuloi që Bloom, 47 vjeç, “nuk po luante më këtë lojë mace-miu me mua dhe ajo ndoqi shembullin e tij duke u regjistruar në Institutin Hoffman.

“Kisha patur një vit vërtet të vështirë dhe më në fund shkova në Hoffman në fund të atij viti që u ndamë. Kjo ndryshoi jetën time,” i tha ajo prezantueses Alex Cooper. Më shpëtoi jetën. Unë do të isha e  vdekur pa të. Nuk do të isha në këtë planet pa atë proces – dhe meditim.”

Dyshja vazhdoi të mirëpresë së bashku vajzën Daisy në vitin 2020.

 

Ne të gjithë kemi pikat tona të forta dhe dobëta. Por një nga pikat e tij të forta është pikërisht fakti se nëse unë jam keq dhe duke u “mbytur” në çdo aspekt të jetës, ai ndërhyn si një spirancë dhe është gjithmonë aty si shpëtimtari im,” shtoi Perry për partnerin e saj.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *