• |
ide | kryesore

U kapën duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, nën hetim katër persona në Dibër

Lajme, Të fundit



Katër persona janë proceduar penalisht dhe një i pestë është shpallur në kërkim në Dibër. Ata janë nën hetim pasi prisnin pemët me qëllim shitjen e tyre si lëndë drusore. Mësohet se E.Gj 40 vjeç, Sh.Xh 64 vjeç, A.Gj 67 vjeç, M.Xh 68 vjeç dhe S.T 38 vjeç, prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

“Në vendin e quajtur “Ceka e Xhikajve”, njësia Administrative Arras në Dibër, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit E.Gj., 40 vjeç; Sh.Xh., 64 vjeç; A.Gj., 67 vjeç; M.Xh., 68 vjeç; duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, të cilat më pas i grumbullonin brenda në pyll me qëllim fshehjen e tyre”, njofton policia.

Puna po vijon ende për kapjen e shtetasit S.T., 38 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpunëtor në aktivitetin që kryenin të proceduarit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *