• |
ide | kryesore

Ambasadori i ri britanik në Tiranë, Abbott: Jam këtu për një kapitull të ri me Shqipërinë!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Tiranë është Nicholas Abbot. Në mesazhin e tij të parë, pasi ka mbërritur në vendin tonë, Abbott flet për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne kemi një themel të fortë, kësisoj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme se bashku. Ide më të mëdha, lidhje më të forta, të ardhme më të ndritur. Një partneritet i vërtet. Ky është misioni ynë dhe jam I nderuar që do ta drejtoj këtë” është shprehur ai në një mesazh që ka ndarë në rrjetet sociale. Ndërkohë në Shtator do të festohet edhe Java Britanike që sipas ambasadorit është një mundësi e mirë për të përjetuar diçka nga kultura britanike.

Mesazhi i plotë në video KETU

Unë jam Nicholas Abbott, ambasadori i ri britanik në Shqipëri dhe jam shumë i gëzuar të jem këtu për fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Jam këtu për ta ngritur partneritetin tonë në lartësi të reja.

Ne kemi një themel të fortë, kësisoj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme se bashku. Ide më të mëdha, lidhje më të forta, të ardhme më të ndritur. Një partneritet i vërtet. Ky është misioni ynë dhe jam I nderuar që do ta drejtoj këtë.

Siç mund ta dini, rajoni ma ka fituar zemrën dhe Shqipëria është në zemër të rajonit. Heroi juaj kombëtar, Skëndërbeu është shembulli i jashtëzakonshëm I dashurisë dhe dedikimit të palëkundur për vendin e tij, duke mishëruar frymën e patriotizmit dhe guximit për të mbrojtur atë që ai beson.

Ne kemi disa evente emocionuese në horizont. Këtë shtator, ne do të festojmë Javën Britanike. Kjo do të jetë një mundësi fantastike për ju që kërkoni të përjetoni pak nga kultura britanike këtu në Shqipëri. Shpresoj se do të na bashkoheni për festimet!

Mbretëria e Bashkuar është mik i angazhuar për Shqipërinë. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e potencialit të saj. E di që shumë prej jush, veçanërisht brezi i ri, kanë shpresa të mëdha për të ardhmen tuaj dhe atë të vendit tuaj. Mbretëria e Bashkuar i ndan këto aspirata. Ne besojmë në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse, demokratike ku vlerat respektohen.

Në muajt e ardhshëm, do të më shihni duke eksploruar vendin tuaj të bukur – nga qytetet e zhurmshme te malet mahnitëse, tek bregdeti i mrekullueshëm, me qëllim që t’ju njoh ju, njerëzit, që e bëni Shqipërinë një vend kaq të veçantë.

Le të punojmë së bashku për të krijuar mundësi të reja, për të ndërtuar lidhje më të forta mes vendeve tona dhe për të shkruar kapitullin tjetër të miqësisë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Ne jemi partnerë për përparim.

Faleminderit, për një udhëtim emocionues përpara!

Mirë se ju gjeta!


5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *