• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të premte: Vranësira në të gjithë vendin

Lajme, Të fundit



Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës. Reshje të herëpasherëshme shiu do të ketë prej orëve të mesnatës përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Hera-herës do ketë shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në orët e pasdites reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Temperaturat parashikohen

  • 15 deri 31°C në zonat malore,
  • 16 deri 32°C në zonat e ulëta dhe
  • 20 deri 34°C në zonat bregdetare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *