• |
ide | kryesore

Marlon Wayans mbron publikisht J.Lo pas kritikave

Paparazzi, Slider



Marlon Wayans ka dalur së fundmi në mbështetje të Jennifer Lopez pas kritikave se fama e ka ndryshuar.

“Nga përvoja ime, J.Lo është gjithmonë e dashur. Gjithmonë,” tha Wayans në episodin e së enjtes të podkastit “Club Shay Shay”.

Aktori i “White Chicks”  kujtoi se ajo do të pyeste edhe për vëllain e tij Keenen Ivory Desuma Wayans sa herë që ta shihnin njëri-tjetrin. “Ajo ka qenë gjithmonë e dashur. Ajo kurrë nuk ka qenë si, “Oh, unë jam më e famshme se ty tani.” 

Aktori i “Little Man” madje zbuloi se këngëtarja e “On The Floor” e ndihmoi që të merrte një rol në filmin e nominuar për Golden Globe 2023 të Ben Affleck, “Air”.

“Ajo i tha Ben Affleck-ut të më marrë. Ai tha: “Kam nevojë për një aktor të mirë për të luajtur  George Raveling.” Dhe ajo tha: “ Marlon? Ai është një aktor i mrekullueshëm dramatik.’ Dhe kështu Beni më telefonoi dhe më tha: ‘A do ta bësh këtë rol në filmin tim?’ Ishte një rol i mrekullueshëm, dhe unë thashë, “Patjetër’”, tha ai.

Marlon rrëmbeu rolin e Raveling, drejtorit global të marketingut të basketbollit të Nike, dhe iu bashkua çiftit tashmë të ndarë në turne shtypi.

Aktori gjithashtu u kthye në kohën e tyre në “In Living Color” dhe pretendoi se ishte i pari që e dinte se Lopez do të bëhej e famshme.

“Ajo ishte një vajzë e vogël e bukur portorikane për mua. J.Lo ka qenë gjithmonë e bukur dhe shikoni talentin e saj, shikoni markën e saj!” tha ai duke duartrokitur. Komediani shtoi se shpreson të punojë përsëri me Lopez profesionalisht.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *