• |
ide | kryesore

Kronologjia/ Berisha i pandehur pak para zgjedhjeve parlamentare

Arkiva, Kryesore, Lajme



Asnjë surprizë nga përpjekja e SPAK për të goditur kreun e opozitës. Procesi që nisi me denoncimin e Taulant Ballës në prokurorinë speciale ka hedhur një hap tjetër, tani që kanë mbetur pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai i komunikuan Sali Berishës akuzën e “korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim” në lidhje me truallin e kompleksit Partizani, që iu kthye disa familjeve të Tiranës, mes të cilëve ishte përfitues edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërsa hynte në SPAK, Berisha u brohorit nga disa qindra militantë të thirrur në protest kundër arrestimit të tij nga organet e drejtësisë. Në fakt, që nga fillimi, procesi për të cilën Berisha mbahet nën arrest shtëpie, ka qenë i diktuar nga politika.

Dosja e hartuar në zyrat e PS dhe izolimi i Berishës në shtëpi

Edi Rama nuk e ka fshehur asnjëherë që është ai që qëndron pas burgosjes së Sali Berishës. Së pari, është fakt se kreu i opozitës është arrestuar në bazë të një denoncimi të Taulant Ballës, i cili rreth katër vite më parë u paraqit në SPAK me një dosje të kopsitur në zyrat e Partisë Socialiste.

Sipas socialistëve, qeveria e drejtuar nga Berisha kishte krijuar kushtet dhe kishte marrë vendime që favorizonin dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për të përfituar nga privatizimi i truallit të kompleksit Partizani, duke qenë pjesë e familjeve trashëgimtare.

Për gati 3 vjet dosja qëndroi e fjetur në zyrat e SPAK. Berisha dhe dhëndri i tij nuk u morën asnjëherë në pyetje, por një ditë të nxehtë korriku Taulant Ballën u shfaq në dyert e SPAK, pasi prokurorët e informuan për zhvillimet me dosjen që do të çonte në arrestimin e Berishës dhe dhëndrit të tij.

Në tetor, ndërsa Jamarbër Malltezi po priste bashkëshorten e tij në Rinas, u rrethua nga policia dhe iu vunë prangat. Arrestimi u filmua dhe pamjet e shoqërimit u shpërndanë me bujë në media.

Pas arrestimit, të tij SPAK çoi direkt në gjykatë kërkesën për detyrim paraqitje dhe sekuestrimin e pasaportës së Sali Berishës. Procedura ishte e pazakontë. Duke qenë deputet, ndaj Berishës nuk mund të vihej një masë sigurie pa marrë autorizim nga parlamenti.

Me këtë arsyetim Berisha refuzoi të bindej. SPAK ashpërsoi qëndrimin. Me firmë të Altin Dumanit, u dërgua në parlament kërkesa për arrestimin dhe izolimin e Sali Berishës në shtëpi.

Non grata e amerikanëve dhe presioni i Ramës për arrestimin e Berishës

Arsyetimi që u bë për shpalljen e Berishës non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, u shoqërua me presione ndaj SPAK për gjetjen e provave për këtë korrupsion që përmendej nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Logjika ishte e përmbysur. Zyrtarët e huaj i drejtoheshin SPAK përmes “prezumimit të fajësisë”, pasi non grata ishte shpallur, Departamenti i Shtetit kishte përmendur korrupsionin madhor dhe ishin ata që tani duhet të gjenin provat.

“Vendimi për ta përcaktuar (non-grata) ishte një vendim institucional dhe jo politik. E morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. I bëj thirrje institucioneve në Shqipëri që t’i marrin në konsideratë këto” shprehej Gabriel Escobar në Tetor të vitit të kaluar, kur ishte i dërguar i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Deklarata tingëllon si një urdhër i qartë për prokurorët e SPAK, të financuar dhe të zgjedhur nga një përkujdes i vazhdueshëm i zyrtarëve amerikanë.

Lexo edhe: Historia e plotë/ Arrest dhëndrit dhe detyrim paraqitje Berishës për “Partizanin”

Lexo edhe: Del dokumenti/ Gjyqtarja Irena Gjoka, e dëbuar për vizë false

Lexo edhe: Video/ Deklaratat kur Rama kërkonte nga SPAK goditjen e Berishës

Në këtë atmosferë, thirrjet e Edi Ramës që SPAK të bënte arrestime edhe në radhët e opozitës, dukeshin si normale.

Në mbledhjet e kongresit të Partisë Socialiste dhe në mbledhjet e asamblesë, Edi Rama i kërkoi disa herë prokurorëve të SPAK, që  të kryenin arrestime edhe në anën tjetër të llogores politike, duke iu referuar rregullisht Sali Berishës.

Duke bërë si i pakënaqur për faktin se në burg po përfundonin vetëm socialistët e tij hajdutë, Rama u shpreh disa herë se prokurorët nuk duhej ta merrnin për dobësi, faktin që ai kishte heshtur deri tani.

“Kjo është tallje shumë e madhe, që SPAK deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe për vetëm një lloj peshku madje pa e pasur problem që të gjuaj dhe cironka me dinamik, por nuk ka as vullnet që ta përdor dinamitit për peshkaqenët që i bëjnë leksione SHBA, Europës, dhe zgjohen dhe ngrysen duke nxjerrë llum nga goja. Durimi ynë po soset, i imi po” shprehej kryeministri në Maj të vitit 2022.

Rama vazhdoi me disa deklarata, ku nxiste prokurorët e SPAK të godisnin Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Më thonë “Pse po ha nga ju, do me thënë nga ne, sharra e SPAK-ut. Këtu nuk di çtë them për sharrën e tyre, po di ç’të them për sharrën tonë. Sepse ne nuk e kemi kapur drejtësinë e as nuk kam bërë shaka kur thashë duam një drejtësi të drejtë në këtë vend” shprehej kryeministri, duke i kërkuar publikisht prokurorëve t’i tregonin dhëmbët opozitës.

Përdorimi i prokurorëve të SPAK

“Dy laro, mercenarë të Edi Ramës, kanë ardhur pasi kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën privimin e lirisë ndaj meje, tani jo që nuk tërhiqen, por si eprorë të parlamentit për shkak të porosive të Edi Ramës, vijnë të rëndojnë masat ndaj meje. Kjo është dëshmia më flagrante e një shteti monist, ku parlamenti, prokuroria, policia, ushtria, shërbimi informativ, janë në duart e një njeriu, kontrollohen nga një njeri”

Kjo është një pjesë nga fjalimi i Sali Berishës, ditën kur Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai u paraqitën në parlament për të mbrojtur kërkesën e tyre për arrestimin dhe izolimin e kreut të opozitës në shtëpi.

Sali Berisha nuk kishte respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj prokurorët u paraqitën para kuvendit për një masë më të ashpër, siç është ajo “arrest shtëpie”.

Por dalja e dy prokurorëve para Komisionit parlamentar të cilit i kërkuan autorizim për arrestimin e Berisha ka rritur dyshimet për moszhvillimin e një procesi të drejtë, të ekuilibruar dhe të paanshëm.

Ligji shqiptar kërkon që heqja e imunitetit të deputetit të bëhet pasi prokuroria servir prova bindëse për këtë. Por kjo gjë nuk ndodhi në rastin e Sali Berishës.

Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai treguan përpara komisionit të imuniteteve arrogancë që fshihte mungesën e profesionalizmit. Ata i përgjigjeshin thatë dhe pa argumenta avokatëve mbrojtës së Berishës (ky i fundit nuk ishte prezent në sallë).

Kur Genc Gjokutaj i pyeti se pse ata kishin paraqitur në kërkesën e tyre si argument të korrupsionit të  Berishës, ndryshimin e destinacionit të truallit sportiv në tokë ndërtimi, kur dihej se një gjë të tillë se kishte bërë ish-kryeministri por Rama si kryebashkiak, prokurori u përgjigj: “kjo s’ka lidhje me imunitetin e Berishës për të cilin po diskutojmë sot”. 

Me këtë lëvizje tinzare, ai krijoi precedentin e rrezikshëm që deputeti mund të zhvishet nga imuniteti edhe nëse prokurorët nuk sjellin prova.

Në rastin e Saimir Tahirit parlamenti kishte vepruar ndryshe. Me autoritetin që i jep kushtetuta, parlamenti kishte marrë vendimin që të “lejonte” drejtësisë të kufizonte lirinë e lëvizjes së deputetit Samir Tahiri. Kurse në rastin e Berishës deputetët mbajtën qëndrim se kjo është një e drejtë e SPAK dhe nuk i takon atyre të vendosin.

Pra, deri më tani, Prokuroria e Posaçme ka kufizuar lirinë e një deputeti, në këtë rast liderit të opozitës, duke anashkaluar parlamentin dhe e pastaj ka përdorur këtë “risi” si një rast për të kërkuar arrestimin, duke shmangur detyrimin për të paraqitur prova.

Përdorimi i gjykatësve me probleme në veting

Vendimi i mësipërm i SPAK për të kufizuar lëvizjen e Sali Berishës pa marrë më parë një autorizim nga parlamenti, u konfirmua nga gjykatësja Irena Gjoka.

Fillimisht Irena Gjoka la të pandryshuar kërkesën e SPAK, për të kufizuar lirinë e lëvizjes së Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Që prej asaj dite, vendimi i saj për të shmangur një votim parlamentar, ku të diskutohej imuniteti i deputetit Berisha, e ktheu atë në target sulmi. Ish presidenti dhe ish kryeministri e akuzon se ajo duhej të jepte dorëheqjen nga ky proces, pasi kur ka qenë kryetar shteti në 1996, ai e kishte shkarkuar atë nga gjykatëse.

Por pas kësaj, mediat greke (të nxitura nga vendimet që u dhanë për Fredi Belerin) rrëmuan në të kaluarën e drejtueses së Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe gjetën disa pasaktësi në deklarimet e saj në veting.

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate duhet të plotësohet një formular vetëdeklarimi ku ndër të tjera duhet të rrëfesh nëse ka pasur dëbime, ka pezull ndonjë proces gjyqësor, ka ndalim hyrjeje në një vend të tretë, etj. Në formularin e saj të vetëdeklarimit, gjyqtarja Irena Gjoka e ka mohuar që ndaj saj të kishte pasur ndonjë dëbim.

Dokumentat e arkivave të Greqisë tregonin se gjykatëses i ishte refuzuar hyrja në zonën Shengen për 10 vjet për shkak të falsifikimit, një fakt që ajo e kishte fshehur kur aplikoi për një post në Gjykatën Speciale. Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi se ka nisur kërkesën në Greqi nëse Irena Gjoka preket nga ligji i dekriminalizimit, por pavarësisht këtyre zbulimeve ajo refuzoi të tërhiqet nga çështja e Sali Berishës.

Kreu i opozitës, i pandehur para fushatës së zgjedhjeve parlamentare

Nëse kthen kokën pas, për të parë zhvillimet që çuan në izolimin e Sali Berishës, kuptohet se komunikimi i akuzës sot ishte thjesht një formalitet, detaj i një plani të përgatitur shumë kohë më parë. Prokurorëve të SPAK iu duhet të gjenin provat për ta burgosur kreun e opozitës dhe pak muaj para zgjedhjeve dhe ata e kanë përmbushur detyrën që iu është ngarkuar.

“Kam pasur ato akuza që kam pasur, asgjë më shumë se 400 faqe mashtrim. Vazhdon hakmarrja politike” u shpreh Berisha që tashmë ka ndryshuar status, nga i akuzuar është i pandehur në izolim edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare./Lapsi.al


41 Comments

  1. pandehur………………… Uauuu
    Ish kryeministri i kroacis hengri 4 vjet burg per nje ore dore.
    Po per 12 kulla sa i bie te haj ky ish kryeministri jon???? O nene o nene.

    1. Oooooo lapsi,o rrota mulliri….ne te semes rama meta berisha e basha….perfundimisht nuk na thate ben mire spaku me berishen qe e akuzon apo jo sepse po na jepni nje ikone sikur jeni gazeteare pro tij….gje qe seshte e vertete apo jo????

  2. I PANDEHURI berisha.
    Cohuni ne kemb.
    Si urdheron z. Gjykates. 🫢🫢😜😜😜😜😜🤣🤣🤣😂😂😂

  3. Berisha del pas 8 muajsh nga shtëpia: Rama do ta sigurojë mandatin e katërt,me vjen keq o shkulLlak qe nuk te pyeten ty,e pate o shpellkare si shkoje ne spak,si nje Qyrranjos vicidolas,te shkruajtur e kishte fjalimin,por gjuha e trupit fliste shume ne degaradimin e tij burreror,deri sa arriti ti thote gazetares Lala qe ti je e qeverise,para disa muajve i tha qe ti je nje heroine e gazetarise.salih i corientuar totalisht.te rroni vet o shpellkar te salihut.

    1. Himara Autonome
      Une nuk besoj ne politiken qeverin dhe drejtesin shqipetare
      Une zSali do e quaj te pa fajeshem dhe do votoj
      Partinexdemokratike
      Kur Amerika Anglia dhe Evropa
      Ti heqen titullin
      NON GRADA
      ATEHERE DO E QUAJ TE PA FAJESHEM

  4. KU DO VERE KJO -KOKE -KASHTA-E RIDHJERJES.?Kjo do verë munë vërët të saj me këtë qe bëri dhe po bën do e heqi zvarrë.

  5. Popullin me injorant e me idiot, e gjen ne shqiperi.
    Vetem te ne dalin e mbeshtesin nje politikan, qe vetem te mendosh se ka 33 vjet ne politik mjafton.
    Si thoni ju ne 33 vjet ky ka qen qelibar? Nuk ka vrar as nje mize?
    Nuk i ka ren pa dashje ndonje lek ne xhep?
    Te vej ne gjykat e te sqaroj vendin e tij.
    Ne boten e civilizuar dhe demokratike, vetem ne gjykat sqarohen gjerat.

  6. Mua me vjen te qesh me keta patronazhistat e PS! Ore djem e vajza, jetoni ne Shqiperi ju more ju keqen? Pensionista keni ne shtepi? A del pensioni per tu ushqyer dhe per ilace? A e dini qe rrogat duhet te ishin indeksuar ne 2013? A e dini kush e ka vrare Santon? Shoku i vet, Rama! A e dini pse i vrau Martinajt? Sepse ai kishte token ne Qeparo nga e ema! Po bizneset e vogla dhe te mesme kush ja u ngriti taksat? Po gjoba bizneseve kush i ka mbyt? Rama idhulli juaj! Ore mire qe vjedh cdo gje, qe vret kush i del ne pjese te pazari tokave dhe pasurise po me popullin e shkrete cfare ka qe i ben keq? Cdo politike e Rames eshte anti-popull, pro ca plehrave oligarke! Ndryshimi fillon nga ju o patronazhista, ju jeni te vjedhur si i gjithe populli! Ju jeni edhe te poshteruar si disa gazetare bythelepires qe dhe vete nuk i besojne ato qe thone! Foli Ahmetaj plot per Ramen, do flasi prape ato qe te gjithe i dine! Rama mund te veshe petkun e Ismailit, Gjergjit por brenda vetes eshte thjesht nje Enver qe s’i mungon asgje nga ai, shtypje populli me propagande e dhune, vjedhje dhe vrasjet qe jane bere me porosi te tij direkt! Nuk mbulohet e verteta me llafe, realiteti ne Shqiperi eshte ulerites, ku therret qameti eshte! S’kam urrejtje, ju patronazhista jeni hallexhinj si te gjithe, thjesht nuk ja vlen te mbrosh nje kerme si Edi Rama qe ja kalon edhe Enverit per ligesi!

    1. Po c´merresh me idiotet syleshe dhe dele rilindase. nuk e koptojne qe neser mund t´iu shkojne tek pragu i deres dhe t´iu thone: pa ma dorezo mua shtepine dhe pronen, se ne baze te ligjit kaq a aq, i takon shtetit te Edi Rames.

  7. A ja vlen ta mbrosh tani kete tradhtar te kauzes se demokrateve i cili bene marrveshje me palloshin per kodin zgjedhor ? Marrveshje qe i largon pothuajse fare demokratet nga marrja e pushtetit ? Me kete tradhetar qe tha se do ta perterinte PD me fytyra te reja por beri te kunderten ? Ti o Berisha nuk e meriton mbrojtjen por e vertete do thene gjithmone me ze te lart . Proçedimi juaj eshte totalisht politik . Keta vjedhin si gomari ne duhan e proçedimet i merr opozita qe ka 12 vjet pa pushtet . Jemi vend qe duhet futur ne te gjitha studimet universitare ne bote per çudiberjet qe kemi si drejtesi e si shtet .

    1. Amerikanet duan te lene cifutin Sorrosian me krye por Cimuti Sorrosian Edi Rama duhet te zhduket nga faqja e dheut

    1. Po kush po thot te mos hetohet o idiot partie . problemi eshte se opozita nuk demton dot me ndersa keta po vjedhi me ritrm te shrenuar dhe jane shume te rrezikshem .
      te fala mamit o hajvan partie

  8. PD ka per te dal nga sistemi politik pas nje dy pal zgjedhjeve. Nuk arriti dot te shkeputet nga e shkuara. Eshte e destinuar te vdesi, te perfundoj OJQ. Saliu e kishte kohen te pergatiste nje pasardhes, po paska vendos ma marri me vete ne varr PD. Nuk i sherben me shqiptareve po vetem nje njeriu te vetem. Saliu ka nje far moshe dhe nje dit do na ler prej moshes. Cfar do behet pastaj me PD. Do shqyhet ne 400 copa nga keta kopuket qe kan ngel e jan ber langaraqa fare. Gjynaf, eshte aset kombetar. Po keshtu esht ekur trajtohet si perzevativ nga i plotfuqishmi atje.

  9. Armiku i Popullit
    Shqipetaret
    Faktikisht per te miren e tire
    Duhet te
    Bojkotojne zgjedhjet
    Shqipetaret duhet te shuajne
    Nga lista
    Sali Berishen
    Ilir zmeten dhe
    Edi Ramen
    Shqipetaret duhet te zgjedhin
    Emra te rinjsh
    Dhe asnje lloj
    Gerdalle komuniste
    Komunistet bien
    ERE KELLIRE

  10. Sa gjynah per delet patronazhiste. Jane te gjithe te mavijosur nga shtypja dhe skllaverimi.
    Berisha mund te kete bere gabime, por nuk eshte budalla si komunistat. Ndryshon dhe di te beje kompromis, di te mbledhe rreth vetes kundershtare, di te beje politike. Eshte i vetmi burrshtetas se kemi ne Shqiperi. Albin Kurti eshte tjeter shqipat njesh!
    SKAP-i eshte fundi i pushtetit te ambasadoreve.

  11. Kjo eshte vjeshta e fundit qe na gjen ne opozite!

    Uragani opozitar do te vershoje rrugeve te Shqiperise si nje perrua i vrullshem!

    Ne dhjetor qeveri teknike! Ne 2025 fitore!

    Free Doktor Profesor Sali Ram Berisha – Mandela i Shqiperise!

    Mos e humbisni shpresen pedeiste! Fitorja eshte perpara!

    Edhe nje cik durim dhe fitojme!

  12. Kurvat e fuges ne aksion. Te gjithe ministrat dhe rilindasit e Ramsit jane hajdute dhe fajtore por ama Familja non-grata jane qelibar, vetem pak durim sa te fitojme gjyqin ne France te arrije dhe berisha moshen e pjekurise 94 vjec dhe jemi ne pushtet. Te gjithe ti tundim dy gishtat sa me fort.

  13. Akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv janë si gjyqi i kafeve të Nexhmie Hoxhes.

    Sali Berisha dhe shpura e tij e palaçove pa dinjtet dhe integritet, si vemje të nje kufome politike për te siguruar një vend në Parlament, ka rezultuar në një neveri dhe urrejte për këtë opozite që janë katandisur si vullnetarët e Enverit në 1991 nga enveristi i fundit Sali Ram Berisha.

    Kjo është drama e shoqërisë shqiptare sot që do ti lejojë Edi Ramës, një sundim të gjatë në pushtet.

  14. Strategjia dhe Aksioni opozitar nga shtatori: Mos-bindje civile duke thyer karrike dhe kazane plehrash. Proteste e fuqishme duke ja tundur dy gishtat ne fytyre njeri tjetrit. Durim demokrate, sa te cele bari dhe do vime ne pushtet.

    Ti shporrim fugshpuarit dhe ridhjersit.

  15. Andi koqes nuk i del e keqja që kurse Ramazoni ja dhiu dhe se boni ambasador.
    Tani nipit Hyses rri e shkru karrlliqe për SPAKun e poshtër po i bi në qafe liderit qelibar.

    Nejse, me protestën para SPAK behet e qartë se pse ish sekretari PPSH 80 vjec është akoma në politikë.

    1. Zinxhiri i “Datave e zeza” të Sali Berishës: 6 janari, 8 janari, 21 janari, 15 marsi…

      Sipas skedimit që ka bërë “Pamfleti”, rezulton se ish-Kryetari i PD, ish-Presidenti e ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë 30 viteve në pushtet e opozitë, ka shkaktuar mbi 30 ngjarje të rënda, por ende nuk është prekur nga drejtësia, as 9 vitet e fundit që nuk e ka më nën urdhrat e tij

      Në aktivitetin e tij politik e shtetëror të 32 viteve tranzicion, ish-Kryetari i PD, ish-Presidenti e ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë shumë zullume, të cilat në kujtesën e shqiptarëve janë fiksuar si “data të zeza”.

      – Më 6 janar 1997, me urdhër të Sali Berishës, policia e qeverisë së Aleksandër Meksit, SHIK-u i Bashkim Gazidedes dhe ushtria e Safet Zhulalit, hodhën predhat e para luftarake mbi qytetarët që protestonin në Lushnje, Tepelenë, Fier, Vlorë e Sarandë.

      Atë ditë u vranë 7 persona, të cilët u pasuan nga të tjerë, sa u bënë 3000 viktima deri më 30 qershor 1997, kur ndaloi lufta shtet- popull, ngaqë krerët e shtetit, familjarët, vartësit dhe klientët e tyre në bashkëpunim, u zhvatën kursimet nëpërmjet firmave piramidale.

      – Datën 8 janar, Sali Berisha e ktheu në “datë të zezë” e të turpshme botërisht për Partinë Demokratike, me sulmin barbar që organizoi, urdhëroi, realizoi e drejtoi mbi selinë e partisë, me synimin për ta uzurpuar, duke shkatërruar gjithçka.

      – Edhe 21 janarin, Sali Berisha e ka lënë “Datë të zezë” me 4 viktima, për 4 palë fëmijë, prindër e bashkëshorte, të cilët i vrau duke urdhëruar Gardën e Republikës, ngaqë dolën të protestonin kundër krimeve të tij e bllokut të krye-hajdutit Ilir Metaj.

      – “Datë të zezë” në historinë e krimeve të tij, por me bilanc tragjik edhe më e të rëndë e më të madh viktimash, Sali Berisha ka lënë 15 marsin e njohur si “Gërdeci”, kur humbën jetën 28 punëtorë e fëmijë, nga shpërthimi në fabrikën e municioneve që ishte biznes i Shkëlzen Berishës.

      Sipas skedimit që ka bërë “Pamfleti”, rezulton se ish-Kryetari i PD, ish-Presidenti e ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë 30 viteve në pushtet e opozitë, ka shkaktuar mbi 30 ngjarje të rënda, por ende nuk është prekur nga drejtësia, as 9 vitet e fundit që nuk e ka më nën urdhrat e tij.

      Të dëmtuarit dhe shoqëria shqiptare, po presin drejtësi e kanë shumë shpresë, se do ta bëjnë SHBA nëpërmjet SPAK-ut e shërbimeve speciale që ka.

      (Pamfleti, 9 JANAR 2023, 10:51)

      —————–

      PS: Po tani si I bëhet? Se doktori thotë majë ballkonit që vetëm ai mund dhe do e sjellë ndryshimin, kutpohet përmes rrotacionit (të hajdutëve, pra të ikin hajdutët rimindas që të rivijnë hajdutët dumbabista të PD). Si do e sjellë ndryshimin? Me shumë gjasë do e fusin në burg. Të vijë ndryshimi nga burgu vallë? Thoshin dikur që Sliu ishte politikanë i ndershëm se nuk i ka përfshirë fëmijët në politikë dhe afera. Por siç dihet Zeni ishte në afera me Kosta Trebickën, janë takuar). E bija, Argita jepte favore investitorëve të huaj nga zyra e saj e avokatisë duke iu përmendur Berishën si garant e duke iu marrë përqindje). Liri Berisha është nën hetim me fondacioni e autizmit për përfitime të paligjshme apo pastrim parash. Praktikisht, këta Berishës nuk kanë bërë gjë. Thjesht kanë grumbulluar aq shumë para sa iu lëpihen një tufë dumbabistash poshtë ballkonit dhe deputetët për një karrige.

      1. Analisti Kastriot Aliaj rrëfen krimet monstruoze të Sali Berishës: Si UDB e vendosi në krye të PD, nga ndërhyrja e Azem Hajdarit, deri te fijet që prenë amerikanët në ’97-’98, ja tentativat e tij për të ‘eliminuar’ mjekun e Hysni Kapos, detajet e kurimit të fshehtë në Austri dhe lidhjet e forta të vjehrrit dhe vjehrrës së tij me agjenturat e huaja.
        Kush është në të vërtetë Sali Berisha?

        Po kush është në të vërtetë Sali Berisha, që shqiptarët kanë shumë paqartësi dhe hamendësi, për të zbërthyer anatominë destruktive të tij? Kush është historia e vërtetë e origjinës së tij dhe familjes? A është ADN-ja e tij me gjak shqiptari? A është doktrina e tij një dosje e zezë për Shqipërinë? Të gjitha këto dhe të tjera fakte, do t’i ndriçojmë më poshtë sipas të dhënave të dosjeve të tij “Penicilina” dhe “Bisturia”. Gjyshërit e tij kanë qenë rus nga rrethinat e detit Kaspik, të ardhur në Ballkan në shek. e 19-të. Pas përfshirjes së tyre në trazira të përgjakshme në rrethinat e Gjakovës, bënë që të futen në hasmëri, për të cilat kanë folur vite më parë edhe banoret e atyre trevave. Të parët e tij të futur në konflikt, me banorët rrethinave të Gjakovës, marrin mbiemrin Berisha më i përdorur në ato treva, konvertohen në musliman dhe vendosen në fshatin Viçidol të Tropojës. Me ardhjen në Tiranë në fakultetin e drejtësisë, ai i kërkon ndihmë vëllait të madh Idrizit, i cili nuk jeton më, për t’u pranuar në PPSH. Ai e ndihmoj edhe për të bashkëpunuar me degën e punëve të brendshme, me pseudonimin “Penicilina”.
        Biografia

        Saliu u martua me sërbo-malazezen Svoboda ( e konvertuar në muslimane që sot njihet Liria) e bija e Rexhep Ramës, i cili ishte i dërguar nga shteti shqiptar si student në Jugosllavi, por me prishjen e marrdhënieve ai nuk u kthye më në Shqipëri, por qëndroj në Kosovë. Ai u martua me motrën e oficeres së OZN-ës, Milica, e cila më vonë pas çlirimit të Jugosllavisë punoj si kolonele e UDB. Ajo ishte tezja e Lirisë, bashkëshortes aktuale të Saliut. Milica tezja e Lirisë ishte mbështetëse e famëkeqit anti-shqiptar Rankovicit, lapsit të Titos që i ndërtonte projekte për shpopullimin e Kosovës. Ndërsa djali i Milicës tezes së Lirisë, gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar i Miloshevicit, me të cilin mbante lidhje Sali Berisha, gjatë furnizimit me naftë të makinës vrasëse sërbe, nëpërmjet shoqërisë së ngritur prej tij “Shqiponja”.

        Në ato kushte dramatike kur popujt e Ballkanit, po vuanin persekucionin e pushtimeve serbe, Sali Berisha ishte kthyer në mbështetës si vegël qorre e tyre. Me naftën pasuri e shqiptarëve, ai ishte vënë në dispozicion të genocidis sërb, duke furnizuar tanket e ushtrisë sërbe. Ja si do të shprehej ish. presidenti i Malit të zi Bullatovic;” kur unë mbyll njërin sy, Saliu më hap menjëherë rubinetin e naftës”, e cila kalonte nëpërmjet liqenit të Shkodrës dhe dilte në Mal të Zi. Të dhënat mbi veprimtarinë e këtij nekrofili, hedhin dritë mbi të gjithë rrethin miqësor e familjar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke filluar nga vjerri i tij Rexhepi, që pas refuzimit të ardhjes në Shqipëri rekrutohet nga UDB.
        Dosja e UDB

        Mbas këtyre të dhënave sigurimi i shtetit të atëhershëm, zbulon veprimtarinë e vjehrrit të Saliut Rexhepit dhe Milicës në shërbim të UDB. Kur Saliu erdhi në pushtet urdhëroj Bashkim Gazideden, nga që edhe ky ishte në shërbim të UDB, i rekrutuar qëkur ishte mësues në Peshkopi të zhdukte dosjen e tij. Për të fshehur veprimtarinë e tij në shërbim të UDB, Saliu rregullon stërvitjen ushtarake si zborist në Gardë, duke shfrytëzuar mjekun Dine Abazi që shërbente aty. Dine Abazi ishte mjeku i Hysni Kapos, por kur mungonte Dinja e zëvendësonte Saliu. Duke hyrë në Gardë dhe për të qenë më afër udhëheqjes së partisë, për të hequr çdo dyshim për veprimtarinë e tij agjenturore, ai ëndërronte të bëhej mjeku i Hysniut. Për të arritur këtë objektiv të tij, ai bëri të gjitha tratativat me djalin e Hysniut Besnikun, për ta larguar Dinen nga Garda, por nuk mundi dhe përfundoj mjeku i Simon Stefanit.

        Futja në Gardë i dha mundësinë që ai të dilte jashtë, për të bërë analizat e anëtarëve të byrosë si dhe kurse 6 deri 12 muaj. Duke ditur lidhjet e mësipërme të tij, UDB filloj përpunimin në Francë dhe me 30 Dhjetor 1974, tërhiqet nga shërbimi Jugosllav UDB për bashkëpunim me pseudonimin “Bisturia”, ku në atë dosje në arkivat e UDB, janë evidentuar të gjtha marrëzitë e tij. Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundrazbulimit jashtë, se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB, njëri kalon nga fshati Vucidol dhe tjetri nga Shkodra. Ky dokument që ndodhet në arkivat e Ministrisë së Rendit, është firmosur nga zv. drejtori i sigurimit të atëhershëm Dine Abazi. Por Saliu nuk mund të rrinte pa u hakmarrë kundër tij, kështu ai me t’u bërë president, urdhëroj arrestimin e tij. I veshur me kostumin e demokratit, pa e njohur fare demokracinë parimet dhe rregullat e saj, penetroj në mjegullën e atyre viteve duke u paraqitur si demokrat i flaktë, duke bashkëpunuar me Mehmet Elezin, nga që edhe ai ishte agjent i UDB, por një motiv më shumë ishte se mbante lidhje me Elez Biberaj në SHBA.
        (Gazeta Sot, 14/09/2024, 10:35)

        —————-

        PS: Ky është kulmi! Doktori na doli me origjinë ruse!
        Ta dinë amerikanët vallë?
        Mos u mërzit doktor, dhe mos e hidh Kastriotin në gjyq se ç’të plasi! Shqiptarët e dinë ç’ke bërë këto 3 dekada. Një akuzë më shumë nuk ndryshon asgjë. Në Shqipëri tashmë e keqja është normalitet. Nuk bën më përshtypje dhe çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Kështu që prit se do kalojë. Vazhdo majë ballkonit gënje trushpëlarët interesaxhinjtë poshtë pallatit dhe ata dumbabistat e partisë. Kjo ka rëndësi. Mbaj partinë me forcë dhe para dhe vazhdo thuaj që po të bëjnë komplot se je qelibar dhe je e vetmja shpresë e Shqipërisë për një të ardhme piramidale.

        1. Cfarë mund t’i besoje Saliut në ato vite të lëvizjes studentore, kur ai ishte ngarkuar nga Ramiz Alia për dështimin e saj? A mund të quhej Saliu një demokrat i flaktë, kur në fakt hyri në atë lëvizje si shërbëtor i bllokut komunist? I brumosur me atë ideologji dhe filozofi, punoj si në krye të shtetit edhe të partisë, duke demostruar gjithfarë ndjnjash urretje, hakmarrje e agresiviteti, deri në ditët e sotme. E të gjitha këto instikte i kishin shkaktuar atij probleme të sëmundjes psiqike, për të cilën është dërguar për kurim në Austri, i shoqëruar nga mjeku Ylvi Vebiu, i cili duke e njohur mirë se kush ishte Sali Berisha, para largimit për në SHBA do të shprehej:” Mjerë Shqipëria në dorë të kujt ka rënë”.

          Ardhja e tij në krye të PD

          Kontributi i tij për përmbysjen e sistemit dhe futjen e rendit në rrugën e demokratizimit është zero, ai gjatë lëvizjes se Dhjetorit që filloj me revoltën e studentëve, nuk ka asnjë meritë që disa llafollogë pranë tij duan ta veshin me kontribute të pamerituara dhe të pa demostruara. Në ato ditë revoltash ai ishte pranë Ramiz Alisë, si mbrojtës i tij që të mos përsëritej drama e Rumanisë me Causheskun. Në krye të lëvizjes ishin mjaftë të rinj me Azem Hajdarin, i cili pati kurajo të përballej me Ramiz Alinë, por ata me të ardhur Saliu në krye të PD u larguan nga Shqipëria. Për vendosjen e një drejtuesi në krye te PD, që lakohej nga pjesa dërrmuese e shqiptarëve si shpresa e ndryshimeve të mëdha, perëndimi kishte përgatitur tri kandidatura, të cilët ishin Ylli Vejsiu, Aleksandër Meksi dhe Neritan Ceka. Por amerikanët me anën e Rajërsonit ( i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd) rekomandoj Sali Berishën, të cilin e mbajtën si të besuarin, duke e përkrahur më shumë se udhëheqësit e tjerë të Ballkanit. UDB përdori të gjitha fijet e saj, qe Saliu të vendosej në kryE të PD, por në atë garë do të fitonte Meksi.
          U desh ndërhyrja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin, duke u vënë në krye të partisë Saliu, ndërsa Meksit i premtuan detyrën e kryeministrit. Kjo është e vërteta e atyre zgjedhjeve, dhe jo ashtu siç mundohen ta paraqesin llafolloget e PD brënda dhe jashtë saj. Por shkëlqimi i Saliut si beniamin i tyre do të binte shpejtë, në sytë e amerikës në vitet e errëta 1997,98, të cilët i prenë fijet me Saliun, duke i vënë vulën e kuqe, sepse ai edhe gazetën e madhe dhe prestigjioze në të gjithë botën Neë York Times, do ta quante “letër higjienike”. Sali Berisha që në vitet e para të uzurpimit të PD, ofroj rreth vetes për mbrojtje njerëz pa kurrfarë morali, të dhunshëm dhe agresiv që kërcënonin këdo që dilte kundër tij. Ai ka mbajtur oreolin e demagogjisë çoroditëse, sepse qenia e tij influente brenda PD dhe mbështetësve fanatikë pas tij, e çuan plotësisht në degradim në të gjitha drejtimet.

          Si “arkitekt” i konflikteve të egra, shpërfillës i ligjeve, normave dhe rregullave të demokracisë, gjithnjë agresiv dhe improvizues i situatave irreale, inspirues i turmave vulgare për shkatërrim, bën thirrje për të marshuar drejtë marrjes së pushtetit me dhunë. Anatomia destruktive e veprimeve të tij pa arritur asnjë histori suksesi, e ka zhveshur atë nga traditat arbërore të shqiptarëve në shekuj, të cilët gjatë gjithë historisë së tyre, kanë demonstruar vllazërim, pajtim, fqinjësi të mirë, duke mos i rënë më qafë askujt në rajon, si një nga kombet shembullor në Evropë. Shqiptarët duke u veçuar nga kombet e tjerë të Evropës, kanë patur aleat tradicional besën, ndërsa Saliu, përçarjen, urrejtjen, hakmarrjen, dhunën, shkatërrimin, që përbëjnë doktrinën e tij të anatomisë destruktive.

          (Gazeta Sot, 14/09/2024, 10:35)

          1. Imagjino si jemi katandisur! 33 vite pas rënies së diktaturës, pasi doktori ka qënë president e kryeministër, (vodhi sa deshi, shtypi popullin dhe liritë, vrau në bulevard dhe Gërdec), dhe akoma ofrohet si shpresë për ndryshim Berisha (ish komunisti me teser partie), i infiltruari i Ramiz Alisë në lëvizjen studentore. Dhe akoma në 2024 historia përsëritet, por si komedi. Pra, një grusht dumbabistash me pagesë poshtë ballkonin (që e quajnë doktorin hero dhe mbret të tyre) kërkojnë rënien e regjimit të Ramës, (që pastaj të vijnë në pushtet hajdutët e Berishës dhe të punësojnë militantët se ngelën rrugëve). Dhe doktori si Papë majë ballkonit që iu thotë atyre poshtë se janë qëndrestarë të kauzës së drejtë, misionarë të vërtetë të lirisë!! Historira e gallata pa hesap! Teatër komik pa sens me një tufë bashkimbuzukësh! Edhe thonë pastaj që pse tall bythën Rama e iu thotë që në zgjedhjet e 2025 PD do katandiset me 25 deputetë! Për çfarë t’ia japin shqiptarët votën Saliut, për ndryshim (thjesht rrotacion) hajdutësh në pushtet?!!

          2. Ju kujtohet Doktori dikur në fushatë zgjedhore 2009 me slloganin “Shqipëria po ndryshon” (është një rrugë që na bashkon)??? Tani jemi në 2024 dhe doktori akoma kërkon të ndryshojë Shqipërinë (duke rrëzuar regjimin e Ramës), por tashmë rruga që i bashkon nuk është më rruga për në BE apo që kalon nga SHBA (se është NonGrata), por është rruga poshtë pallatit të tij. Ky njeri nuk ndryshon mentalitet, është fasadë. Çdo gjë kalon nga interesi personal i Berishës.
            Por nëse dikur qe i lirë e në pushtet e këpuste broçkulla sa të donte, tashmë nuk po ndryshon dot fatin e tij e jo më të Shqipërisë. Doktori nga nën hetim (në arrest shtëpiak), kaloi në i akuzuar dhe me shumë gjasë do e shpallin fajtor. Juatifikimi dihet është i lehtë, pra ja Doktori e morri partinë, është prapë kryetar, dhe çdo proces ligjor kundër tij quhet i manipuluar dhe luftë ndaj opozitës. Prandaj duhej partia, dhe bashkë me të kori i bashkimbuzukëve poshtë ballkonit. Rruga që i bashkon tashmë nuk kalon për në BE por nga gjykata e pastaj rrezik në burg.

          3. Kush janë pushtetarët me vila në Lalëz? Në listë prokurorë, deputetë, ish-ministra dhe bosë krimi, SPAK merret me Fatos Tushen.
            Kush janë sheikët e Lalëzit?

            Kur ka ndërmend të zbarkojë Prokuroria e Posaçme në Gjirin e Lalëzit? Prej disa kohësh, prokurorët kanë filluar të shkojnë te pronat e personave nën hetim, por në “parajsën e pushtetarëve” ende nuk po shkohet. I vetmi aksion ishte bllokimi i gjysmës së vilës së Berishës, ndërkohë që shumë të tjerë po shijojnë pushimet në këto ditë të nxehta vere.

            Por edhe pse aty duket sheshit se kemi të bëjmë me pastrim të parave të korrupsionit dhe krimit, SPAK merret me pronat e Fatos Tushes apo disa cironkave të tjerë. Jo se Tushe është burrë i mirë dhe nuk duhet hetuar, pasi dhe ai nëse ka vjedhur duhet të japë llogari. Por mendoni sa vlen apartamenti i Tushes në Vlorë para vilës së Ilir Metës, Berishës apo Arben Krajës.

            “Pamfleti” po tregon sot disa prej emrave që janë me vila në Lalëz, ndërkohë që ka shumë të tjerë që i kanë të fshehura. Pra njësoj si Ilir Beqaj, i cili e kishte deklaruar si të marrë me qira një apartament në Vlorë, por që dyshohet se e ka ai.
            Por kush janë sheikët e Lalëzit?

            Dy emra që dihen janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sa i takon Berishës, vila figuron në emër të vajzës së tij, Argita Berisha. Në deklaratën e bërë në ILDKP janë dhënë detaje mbi ndërtimin e kësaj vile.

            “Znj. Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një gjysmë vile në Lalëz me vlerë ndërtimi 56 000 Euro dhe blerje Toke me vlerë 908 176 Lekë, të blerë në vitin 2004 sipas certifikatës së pronësisë më datë 23.05.2013. (Ndërtesa është blerë sipas kontratës së shitblerjes më 29.04.2013, ndërsa trualli është blerë nga ALUIZNI sipas kontratës së shitjes me datë 04.05.2013. Sipas kontratës së blerjes vlera e ndërtesës është 50 000 Euro, por janë bërë pagesa për punime shtesë me Mandat Pagese); Argita Malltezi, pronare me pjesë takuese 50% e një ndërtese banimi në Lalëz me vlerë 155 000 Euro, blerë nëpërmjet kontratës së shitjes me datë 13.07.2021. Prona është blerë me fonde të bashkëshortit Z. Jamarbër Malltezi”, thuhet në deklaratë. Në kuadër të hetimeve që SPAK ka nisur, vila është sekuestruar. Pra i vetmi aksion i mirë deri tani, por që mbetet të shihet deri në fund se cili do të jetë fati i saj.

            Sa i takon Ilir Metës, vila është blerë në vitin 2010. Bëhet fjalë për një banesë me dy kate me sipërfaqe 317 metër katror. Vlera e kësaj vile nuk është deklaruar asnjëherë. Çifti presidencial është shprehur se kanë dhënë në këmbim 300 metra katrorë ambiente tregtare të pallatit në Laprakë në këmbim të saj.
            Një emër tjetër i njohur është prokurori i SPAK, Arben Kraja. Edhe pse ai shihet si njeriu që duhet të hetojë ata që kanë vila në Lalëz, ka vetë një të tillë. “Është likuiduar për vitin 2018 shuma 72 000 Euro, datë 19.09.2018 vlera 10 000 Euro dhe datë 21.12.2018 vlera 62 000 Euro dhe ka mbetur gjendja e detyrimit kundrejt shoqërisë në vlerën 43 000 Euro”, shprehet Kraja në deklaratën pranë ILDKP.

            Emër tjetër që e ka po të deklaruar vilën është ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Lleshaj ka si pronë të tij një apartament Duplex me sipërfaqe 120 m2, në një godinë me dy kate me sipërfaqe totale 480 m2.

            Vilë ka edhe ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Ai ka deklaruar se në vitin 2009 ka blerë një vilë në Lalëz me sipërfaqe prej 79 m2, me një vlerë prej 35 mijë euro.
            Tjetër politikan që e ka deklaruar zyrtarisht vilën është Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë i qeverisë “Berisha”. Në vitin 2015 ai deklaronte në ILDKP se ishte duke shlyer një vilë në Lalëz.

            Janë dy ish-ministra të LSI, që flitet se kanë vila në Lalëz, por nuk ka asnjë deklarim zyrtar. Ata janë Petrit Vasili, ish-ministër i Drejtësisë dhe Edmond Haxhinasto, ish-ministër i Transportit. Edhe Arben Ristani doli që pushonte në Lalëz dhe madje ra pre e një grabitje te një vile ku rrinte familja e tij.

            Një tjetër emër është ministri i Financave, Ervin Mete. Në vitin 2007, ai ka deklaruar blerjen e një trualli prej 500 metrash katrorë, por nuk jepen të dhëna nëse prona është zhvilluar me ndërtim. Ndërsa në vitin 2013 ka deklaruar 3 mijë metra tokë në Bizë, pranë Lalëzit.

            Po ashtu flitet se ka vilë ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi dhe një numër i madh analistësh që ne i shohim përditë në televizione. Po ashtu nuk ka dyshim se një pjesë e madhe e bosëve të krimit kanë vila atje, si dhe shumë deputetë.

            Duhet theksuar se shumica i kanë fshehur në emër të palëve të treta, ose duke i lënë në emër të kompanive që i kanë ndërtuar. Kështu që SPAK të mos shohë vetëm shtëpinë e Fatos Tushes, por të kalojë dhe në Lalëz.

            (PAMFLETI, 25 KORRIK 2024, 22:18)

            ——————–

            PS: Shqipëria në këto 33 vite ka ndryshuar në fakt, edhe pse varet për kë! Sepse politikanët janë pasuruar e madje disa janë bërë si sheikë, kurse populli është varfëruar e shpopulluar. Punët i kanë shpëndarë me pabarazi për militantët dhe servilat e pushtetit dhe partisë. Nuk ka çfarë ndryshimi të pritet më nga po të njëjtët politikanë të korruptuar të këtyre 3 dekadave që tashmë nuk ndryshojnë dot as gënjeshtrat në ligjëratat e tyre. Ata ecin me mendjen se në Shqipëri kanë ngelur vetëm militantët dhe ajo pjesë e popullsisë që e ha sapunin për djath. Kush ka dashur e ka pasur mundësi ka emigruar jashtë për një jetë më të mirë.
            Problemi është po Spaku ça bën? Apo po punojnë për të bërë nga një vilë ë Lalëz edhe ata?

  16. “Bardhi është konsideruar arkitipi i haremit. Janë qesharakë shumë, ky është më qesharaku. Kështu është ndërtuar, PD ka mbetur në këtë situatë. Sali Berisha nuk krijon gjëra të vërteta, të dobishme, të ndershme. Ky shëmtim i madh, i rrinë poshtë ballkonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *