• |
ide | kryesore

Video/ Deklaratat kur Rama kërkonte nga SPAK goditjen e Berishës

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama, bero spak



Edi Rama ka refuzuar ta falenderojë prokurorinë speciale duke i shmangur gazetarët që e pyesin për veprimet e saj të fundit. Edhe dje në Fushë Krujë dhe këtë të enjte në Vlorë, kryeministri ka dashur të ngulisë imazhin e njeriut që merret me rutinën e punëve të përditshme. Reporteres së tij të preferuar vlonjate, që e pyeti për veprimet e fundit të SPAK, ai i tha thjeshtë: “Mirupafshim”. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Duket se ndryshimi i qëndrimit të kryeministrit ka ndodhur tani, pas faktit të kryer. Sepse më parë ai lëshonte ultimatume për nevojën e arrestimit të Berishës.

Nga kongreset e PS dhe nga asambletë e kësaj partie, kryeministri ka shpallur shpesh se durimi i tij po sosej, se SPAK duhet ti’a heqë këtë njollë Shqipërisë, se çështja e non gratas është një sfidë që i bëhet dejtësisë. Dhe Rama nuk e ka shqiptuar një herë gabimisht por e ka kthyer në refren këtë mesazh…

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

“Zonja dhe zotërinj të SPAK, zgjohuni dhe dilni në mbrojtje Shqipërisë. Shqipëria është i turpëruar nga një non-gratë, një i vdekur që i bën karshillëk këtij vendi. Kush e ka lexuar mandatën e Sekretarit të Shtetit, e ka të qartë se i takon institucioneve të drejtësisë në Shqipëri që të bëjnë detyrën e tyre bazuar te ai përfundim i nxjerrë nga SHBA”, tha Rama duke vazhduar t’i drejtohet prokurorëve specialë: “E keqja kualifikohet deri tani dhe ju skualifikoheni. Problemi është se e keqja do e vërë sërish përfund këtë vend. PS nuk do lërë dy gurë bashkë që të mos e lejojë këtë” deklaroi ai nga asambleja e PS në Maj 2022. Edhe një muaj përpara kësaj, gjatë Kongresit të socialistëve në Prill, kryeministri kishte përsëritur të njëjtën gjë: “SPAK ka detyrimin të hetojë ish kryeministrin Berisha pas deklaratës së SHBA-ve, mikut dhe aleatit më të madh të Shqipërisë, që ndalon atë të vizitojë SHBA. Ajo deklaratë rëndon Shqipërinë, sepse Berisha ka drejtuar Shqipërinë dhe SPAK duhet të vlerësojë qëndron apo nuk qëndron”.

Rama i vazhdoi këto deklarata edhe në një konferencë shtypi përkrah ministrit të drejtësisë Ulsi Manja nga Selia e PS. Ai u ankua se Prokuroria e Posaçme po godet vetëm në njërën anë.

Lexo me tej:

Andi Bushati: A po planifikon Rama arrestimin e Berishës dhe Metës? (maj 2022)

“[SPAK] siç po vjen në anën tonë, duhet të shkojë në çdo anë. Nuk duam një drejtësi të pjesshme dhe të njëanshme,” deklaroi Rama nga salla e konferencave të selisë rozë në 11 Maj 2022.  Këto deklarata e bënë delegacionin e BE-së në Tiranë dhe admiruesen e tij Yuri Kim të reagonin. Drejtësia “do të quhet e suksesshme kur të mos mendojmë më se është me vend që udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij; të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen të mitë. Kjo nuk është drejtësi; nuk janë këto standardet që duam t’ju ndihmojmë të arrini në Shqipëri. Dhe mendoj se nuk janë këto standardet që populli shqiptar kërkon kur flet për reformë në drejtësi”. Tha atëherë ambasadorja amerikane. Por kryeministru u përgjigj sërish: “Mua nuk më jep leksione askush për ndërhyrje, as shqip, as anglisht, as frengjisht”.

Armand Shkullaku: Çështja Berisha/ SPAK po luan në fushën që i ka caktuar Rama 

Që atëhere ka kaluar gati një vit e gjysëm dhe tani kërkesa e Ramës po shkon drejt realizimit.

Por në mënyrë të çuditshme, kryeministri ka që të premten që bën sikur merret me rutinën e përditshme. Ai që dikur lëshonte ultimatumin, “durimi im po soset”, nuk flet më për domosdoshërinë e goditjes së Berishës, së paku për të falenderuar SPAK-un që ia dëgjoi këshillën.

©Lapsi.al

 



26 Comments

  1. Ando, videon s’e pashe se s’kam nerva, por nga imazhi yt ne Coverin e videos duket sikur kerkon me insistim:

    Zhbllokoni KP-ne! Zhbllokoni Kontributin Patriotik!

    1. Afera ‘Partizani’: Gënjeshtrat përballë fakteve!
      Nga Hysni Gurra – 18:00, 26/10/2023

      Çfarë është një aferë korruptive dhe çfarë është një gënjeshtër e SPAK-ut politik dhe e përsëritur nga mediat e kapura të regjimit?

      Prej një javë (SPAK) shpërndan lajme në media për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, duke e cilësuar aferë korruptive.

      Të njëjtën gjë bëjnë bodigardët mediatikë të pushtetit, duke e përsëritur qindra herë si papagallë në banaqet televizive të mbrëmjes.

      Aferë korruptive quhet një skemë, ku, ekzekutivi, ose një nëpunës i lartë i shtetit i shkakton dëm buxhetit të shtetit nga nje cent te qindra miliona dollarë. Pra, kur abuzohet me paratë e taksapaguesve ose pasuritë shtetërore nga zyrtarët shtetërorë.

      Për shembull, aferë korruptive janë inceneratorët, ku kryeministri i vendit, kryetari i bashkisë Tiranë firmosin letra për t’u dhënë paratë e taksave të qytetarëve klientëve të tyre, nëpërmjet kompanive fantazmë për incineratorë që nuk ekzistojnë! Kjo është një aferë korruptive spektakolare, ku mbi 400-milionë euro janë zhdukur dhe me kontratat që ka firmosur Edi Rama si kryeministër, deri në fund vjedhja do të kapë shifrën rreth 1-miliardë euro. Të gjitha janë para të taksapaguesve shqiptarë. Dhe e gjithë kjo mega-aferë rezulton në zero objekte fizike (incenerator).

      Afera të tjera korruptive janë koncesionet e shëndetësisë, sterilizimi dhe check up. Ku, nëpërmjet po të njëjtës metodë, u grabiten qytetarëve qindra miliona euro taksa dhe kjo gjë për disa vite rresht.

      A është aferë klubi Partizani?

      T’i marrim me radhë gënjeshtrat e SPAK për rastin e rivatizimit të ish-klubit Partizani dhe burgosjes së pronarit të tokës.

      1- Trashëgimtarët e pronës janë dëmshpërblyer nga Italia.

      Gënjeshtër. Fakti është se vetë SPAK, vetëm e citon si pretendim të Taulant Ballës, por nuk e provon një gjë të tillë. Kjo shpifje edhe sot e kësaj ditë raportohet si fakt. Nga padija e reporterëve dhe analistëve apo nga përdorimi i SPAK, nuk ka shumë rëndësi. Fakt është se opinioni prej vitesh helmohet me shpifje dhe në bazë të kësaj shpifje ka nisur hetim 3 vjeçar që, edhe pas 3 vitesh, kërkon sërish kohë për hetim.

      2- Është privatizuar prona publike.

      Gënjeshtër. Klubi i Partizanit ushtronte aktivitet në një terren të zaptuar dhe Ministria e Mbrojtjes nuk e kishte në kontroll. Trualli ishte pronë e njohur nga gjykatat e 5 familjeve autoktone tiranase. Aq e vërtetë është kjo sa edhe heroi i titujve të lajmeve ‘Qiriazi’, në përpjekjen e tij për të mos dorëzuar pronën e privatizuar dhe të blerë nga të zotët e truallit, ka shkresa ku pa patur asnjë droje shkruan: ‘nuk na lënë të futemi’!!!! Pra, sipas logjikës se SPAK, ata që e kishin uzurpuar pronën mund ta privatizonin.

      3- Procesi i kthimit të pronave u bë me shpejtësi për shkak të ndikimit të Berishës

      Gënjeshtër. Procesi i kthimit të pronave ka nisur që në vitin 1995, procesi i privatizimit të terreneve të klubit ka nisur më 2003 nga qeveria Nano, procesi është mbyllur në fillim të mandatit të dytë të qeverisë Berisha, pra 12 vjet sorollatje dhe të supozojmë se qenka ngritur një shtet në këmbë dhe i janë dashur më shumë se 4 vjet për të kryer privatizimin dhe kthimin faktik të pronësi.

      4- Jamarbër Malltezi është përfaqësuesi i gjithë trashëgimtarëve.

      Gënjeshtër. Malltezi ka përfaqësuar vetëm një familje, familjen Begeja, nip i së cilës është. Çdo familje ka patur përfaqësues të vetin. Ata që kanë lexuar materialin prej 200 faqesh të SPAK në gjykatë e kanë të qartë se secila familje e pronareve ka patur një perfaqesues të sajin.

      5- Pronarët kanë kërkuar privatizimin e pronës me ardhjen e Berishës në pushtet.

      Gënjeshtër. Prona është kërkuar dhe njohur në periudhën 1995- 1999. Në vitin 2000, Fatmir Bektashi, trashëgimtar, investitor dhe ndërtues nënshkruan marrëveshje me familjet pronare për ndërtimin e pronës që ishte njohur, por jo kthyer. Për kujtesë, Berisha ka ardhur në pushtet pas 5 vitesh!

      6- 856 m2 katror janë pa paguar.

      Gënjeshtër që është e bardha në të zezë në dokumentet e SPAK. Kjo tokë nuk është privatizuar edhe sot e kësaj dite. Është pronë e shtetit dhe pronarët nuk e kanë prekur. Përveç kësaj, familjet pronare kanë investuar në zonë edhe ambiente publike shkollë, kopësht e çerdhe. PRONARËT e kanë në ADN që nuk merren me pronën e tjetrit. 856 metrat e pretenduara nuk kanë fluturuar. Aty janë edhe sot e kësaj dite. Madje trashëgimtarët e pronës strehuan falas edhe 42 familje që kishin uzurpuar pronën.

      7- Jamarbër Malltezi ka 1/64 pjesë të pronës.

      Gënjeshtër. Jamarbër Malltezi ka blerë 2000 m2 tokë nga familjet Llagami, Saliaga dhe Alimehmeti. Kjo është pika kryesore që kanë marrë me regji bodigardët e regjimit: ‘si ka mundësi u bë i pasur me 145 m2’. Duke njohur mirë psikologjinë e turmave dhe mentalitetin për kulakët, bodigardët e regjimit i mëshojnë pasurisë sipas parimit bolshevik: ‘prona private duhet luftuar se ajo çdo ditë dhe çdo orë pjell kapitalizëm’

      8- Qeveria Berisha ka ndryshuar destinacionin nga terren sportiv në truall ndërtimi.

      Gënjeshtër. Edi Rama kryetar i KKRT, më 8.06. 2006 ka ndërruar destinacionin e terrenit të uzurpuar në truall ndërtimi. Pra, kryeministri i sotëm ka firmosur në ndryshimin e destinacionit të këtij trualli. Vetë prokurorët kanë gjetur në kompjutera edhe një shënim për shumën e ‘shpenzimeve’ për të ndërruar destinacionin. Në 200 faqe të SPAK dhe gjykatës përmendet çdo emër, gjallë apo i vdekur me përjashtim të emrit të Edi Rames. Këtë emër nuk e thonë dot as bodigardët e regjimit.

      9- Janë ndërtuar 17 kulla.

      Gënjeshtër. Nuk është ndërtuar asnjë kullë. Siç përmenda më lart, janë pallate me parqe, çerdhe e shkollë.

      10 Gjeneral Qiriazi kundërshtoi privatizimin e klubit.

      Gënjeshtër. Qiriazi nuk zbatoi urdhërin me shkrim për të dorëzuar pronën që ishte ndërkohë e blerë nga pronarët. Qiriazi me shkresa thotë se ‘nuk na lejuan të futemi te klubi (uzurpatorët) pra një pronë ‘publike’ që as e kishin në inventar.

      11- U shkatërrua klubi Partizani.

      Gënjeshtër. Klubi Partizani vijon aktivitetin me akademi, fusha, e madje edhe me stadium, të ndërtuar nga investitorët aktualë, pa asnjë konflikt me të zotët e truallit ku kanë investuar.

      Në mbyllje. Buxheti i shteti shqiptar, jo vetëm që nuk ka pësuar humbje nga privatizimi i ish-klubit Partizani, siç ka ndodhur me inceneratorët dhe konçensionet e shëndetësisë e të tjera, por ka fituar milion dollarë, që nisin me blerjen, privatizimin, dhe çdo takse tjetër që është e lidhur me ndërtimin.

      Cilido qytetar që ka dëshirë të informohet dhe jo të bredhë pas berihasë së drejtësisë politike e medias së kapur nga Edi Rama, e ka shumë të thjeshtë të ulet, të lexojë dhe të krahasojë çfarë është një aferë korruptive dhe çfarë është një ligj që i kthen tokën qindra mijëra pronarëve.

      1. 1- Trashëgimtarët e pronës janë dëmshpërblyer nga Italia.

        Gënjeshtër. Fakti është se vetë SPAK, vetëm e citon si pretendim të Taulant Ballës, por nuk e provon një gjë të tillë. Kjo shpifje edhe sot e kësaj ditë raportohet si fakt. Nga padija e reporterëve dhe analistëve apo nga përdorimi i SPAK, nuk ka shumë rëndësi. Fakt është se opinioni prej vitesh helmohet me shpifje dhe në bazë të kësaj shpifje ka nisur hetim 3 vjeçar që, edhe pas 3 vitesh, kërkon sërish kohë për hetim.
        .
        .
        .

        Lexova dokumentet tek Inside Story ne TCH.

        Shko shife se e ke ne YouTube.

        Madje vete babai i Malltezit ka pranuar ne vitin 1994 (ne mos gaboj per vitin) qe jane demshperblyer nga italianet.

        1. Po ka shume prona zoteria. Varet per ke ka thene.

          Per Bishen e morem vesh qe eshte hajdut.

          Por per Ujkun qe po ben kerning a ke ndonje hetim, Jorgo?

      2. Pagesat jane urdheruar nga Kryeministri i kohes Shefqet Verlaci me “9 Nanduer 1940”.

        Ne listen e te shpronesuarve shfaqen Mahmud dhe Xhevdet Begeja, parardhesit e Jamarber Malltezit.

    1. Namut, nga kontrolli i 19 apartamenteve, që SPAK i bëri banesave të z. Malltëzi, u habitën se në 19 shtëpitë mungonte një paisje që të gjithë e kanë në shtëpitë e tyre.
      Të gjithë them unë, por ti edhe mund të mos e kesh, por të paktën shumica e kanë.
      Zakonisht në familjet shumë të varfëra një paisje e tillë mungon.
      E gjen dot çfarë paisje mungonte në të gjitha shtëpitë e Malltëzit.
      – Edhe ju të tjerët, ftoheni të gjeni, CILA PAISJE MUNGON NË TË GJITHA SHTËPITË E z. MALLTËZI !!!???

  2. Rama ky bastard i kristaqit

    Më në fund reforma ne drejtesi nxorri fytyren e verete te kllounit!!

    Avokotja e salës tododersku qe ka fanse e ramës!!!

    Rama akuzues
    Rama spakist prokuror
    Rama gjkkoist gjyqtar
    Rama avokat!

    Agim je konferencier

    1. Kryeprokurori dhe kryegjyqtari Rama.
      Ben oferta si qokat ne katund dhe kush nuk pranon u turr keta te trajnuarit e Spakut.

      Taleban

  3. Ja si funksion truri i cecenve dhe bushatve/shkullakve/qimpekave:

    Tahiri – I inkriminuar, fajtor te denohej me ashper.
    Gjici – Fajtor te denohet edhe per korrupsion.
    Dako – I korruptuar, fajtor, lidhje me bandat.
    Koka – I korruptuar, ka vjedhur.
    Ahmetaj – Fajtor, korrupsion i madh, te denohet ashper.
    Lllalla: I korruptuar, ka abuzuar me detyren.
    ETJ….

    AJATOLLAH BERISHA FAMILJARISHT: TE VIRGJER, GJITHSHKA ESHTE POLITIKE.

    1. Po ti akoma me gjyqe popullore merresh or pallkari

      Sala nuk iku ne 97 kujton se ka me i ik spakisteve te ramës???

      Sala eshte gati te perballet!

      1. Nuk iku ne 97′ deri sa e shkaterroi vendin komplet, e coi 200 vjet prapa.

        “Sala eshte gati te perballet” ahahahahahahahahahahaahhahah emo mos ja qr. Po nejse, ai mire ben kur gjen dhe tall karin me njerez analfabete, te mbaruar dhe talebane si puna tende. Ju thote hajde me ndiqni te mbrojme pasurine e familjes qe kam grabitur.

        Njerzit duan rregull dhe drejtesi, jo 97′, firma piramidale dhe makuteri ideatori i se cilave eshte famkeqi non-grata.

        1. Talebanet Mavi quajne prone te grabitur nje prone te trasheguar.

          Dhe grabitesit e pronave te Ripjelljes i quajne Investor Strategjik.

          C’te pafytyre jane!

    2. 18:28 ja si funksionon truri yt: Tahiri ( i denuar ky hahaha i giciluar pak ne burg)Dako etj te gjithe te emeruar nga Rama te mbrojtur deri sa i doli m… haptas jan te perlyer , Rama nje i virgjer ne mes te krimineleve qe i therriste shok e bashkepunetor shembullor…

    3. Keta qe ke permenduar kane sakrifikuar per partine.

      Po per procedurat per Inceneratoret, Sterilizimin, shpalljen Investitor Stategjik te burrit Xhaçkes, grabitjen e tokes prej tij
      cfare hetimesh kane bere keta te trajnuarit? Cfare mase eshte marr ndaj tyre?
      Epo te lire, per qejf te vet.

      Denime sa per te hedh hi syve e ruajtuar pushtetin e udheheqsit.

      E nje njeriu pa akuze i sekustrojne pronat, burgoset.

      Afghanistan Taleban Mavi.

      Turp. Mashtrues pathologjik.

  4. Berisha në fillim nuk pranonte të merrte njoftimin, duke u fshehur në banjë kur vinin policët, në zyrë, apo shtëpi.

    Pastaj kur e pa që mund të merrte një ndëshkim dhe më të madh, dërgoi dy avokatët e vet në gjyq, duke pranuar procedurën ligjërisht. Pastaj tërhoqi avokatët, me shpresë që do të bllokonte procesin dhe tani po mbrohet me avokatë “kryesisht”, të caktuar nga gjykata.Cfare ka per tu habitur ketu,salihu ka 24 vjet qe therret drejtesine qe rama te hetohet,nxirrini videot e salihut qe te quheni korrekt me opinionin

  5. Dikush u gëzua, të tjerë u hidhëruan, ndërsa dumbabistët, ata që kanë mbi tri dekada që i shkojnë mbrapa si kone Sali Berishës duke e përkrahur në çdo marrëzi të tij, duke e brohoritur pas çdo krimi që kryente dhe duke u zgërdhirë pas çdo padrejtësie të tij, u shfaqën vrullshëm në mediat e panumërta shqiptare duke bërë avokatin për ta larë nga krimet.salihu pranon procesin gjygjsor por nuk ka bythe te paraqitet dhe ben si Beni ecen vete dhe thote nuk do shkoj,njeriu qe nuk e ka njohur kushtetuten dhe ka votuar kunder,kur spak e coi nga gjumi na ben trimoshin me mendesi shpellkari

  6. Prokuroria ja kërkon gjykatës, gjykata jep urdhrin. Në interpretimin tim nuk jemi përpara rastit që cënohet imuniteti, sepse kemi tre masa sigurie. Kontrolli banesës ose fizik, arresti me burg dhe arrest shtëpie. Nuk është asnjë nga këto tre masa. Nuk i është hequr liria Berishës. Këto diskutime nuk bëhen në media, as në rrugë as në selinë e PD-së. Berisha është njeriu i fundit që interesohet për kushtetutën”,

  7. Gjunkshi i gatshëm për t’u bindur urdhrave dhe për të nënshkruar menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim merr gjithçka në dorë. Në vetëm 24 orë bën plot 5 veprime.
    Vetëm një javë pas emërimit, më datë 15 tetor 2009, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Arben Imami autorizon Xhemal Gjunshin si kompetent për shitjen e pronës. Pa kaluar 24 orë, Gjunkshi kalon të gjitha procedurat që ishin të pamundura të kryheshin prej 3 vitesh nga Qirjazi.Nxirrini dhe videot e salihut qe i kerkon spakut te hetohet e arrestohet rama behuni serioz me publikun

  8. Unë e kuptoj diskursin e zt.Berisha pas gjyqi që ai ka bërë ndaj kundërshtarëve kanë qenë gjyqe politike. Më kujtohet si përdori gjyqi e lustracionit për të hequr kundërshtarët politikë. Gjithmonë i ka përdorur ligjet, gjykatat për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe mbase është e vetmja rrugë që ai njeh”, shtoi

  9. Unë e kuptoj diskursin e zt.Berisha pas gjyqi që ai ka bërë ndaj kundërshtarëve kanë qenë gjyqe politike. Më kujtohet si përdori gjyqi e lustracionit për të hequr kundërshtarët politikë. Gjithmonë i ka përdorur ligjet, gjykatat për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe mbase është e vetmja rrugë që ai njeh”, shtoi Godole

  10. SPAK nuk ka asnjë lidhje me Edi Ramën. SPAK është Amerikan që ka si front emra shqiptarësh. Mund ta konsiderosh shumë saktë si pjesë e departamentit të shtetit Amerikan. Prandaj po i mbushin poturet Berisha me shokë sepse po të ishte i Ramës nuk i hynte ferrë në këmbë Sali Berishës.

    Sali Berisha po mundohet me të gjitha format të rekrutojë Ramën që ta fusin SPAK në kontroll. Ai është halli kryesor që ka, ppr Rama, që si duket do ketë ndonjë marrëveshje që nuk do preket vetë, as nuk po ja pjerdh fare asaj ane. Përveç Edi Ramës, të gjithë të tjerët i kanë ditët e numëruara.

    Çfarë do ndodhë është që Rama do dalë nga politika në Shqipëri në 2029-tën, do i jepet ndonjë pozicion ndërkombëtarë (që ç’është e drejta i qan). Deri atëhere këtej SPAK do ketë bërë kasaphanë në politikanët e sotëm. Shqipëria as nuk do njihet më si është sot dhe si do përfundojë kjo punë në 2029-tën. Cheer up people, good days are coming.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *