• |
ide | kryesore

PS del sërish kundër Kushtetueses, Olta Xhaçka mbetet deputete

Arkiva, Lajme, Të fundit
kuvend olta xhacka



Edhe herën e tretë mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë nuk i dha “dritën jeshile” dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Kjo për shkak se shumica e grupit të deputetëve të PS-së vendosi të abstenojë duke bërë që raporti i Këshillit të Legjislacionit që kërkonte dërgimin e çështjes në kushtetuese të mos marrë votat e nevojshme.

Për dërgimin në Kushtetuese ishin 25 vota pro (opozita), 65 vota abstenim dhe 9 kundër. 

Pas shpalljes së rezultatit, deputetët e opozitës lëshuan në sallë thirrje: “Turp!” teksa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se për këtë çështje do t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

(Momenti i votimit)
Opozita dhe mazhoranca kishin dy raporte të ndryshme për këtë çështje, por PS nuk lejoi që ato të lexoheshin në seancë pavarësisht këmbënguljes së kreut të deputetëve të PD-së Gazmend Bardhi.

“Sipas rregullores, pas përfundimit të shqyrtimit nga Këshilli i Legjislacionit, ose raporti i përbashkët, ose i veçuar i mazhorancës dhe opozitës i prezantohet seancës plenare. Nuk ka ndodhur kurrë që Këshilli Legjislacionit të mos prezantojë pasi i ka paraqitur raportin kryetares së Kuvendit.

Keni burgosur kryetarin e opozitës me pretekstin se s’ka zbatuar një vendim të shkallës së parë dhe krekoseni këtu me dy raste për të mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dilni për zot votës tuaj në shkelmim të Kushtetutës së Shqipërisë” – tha Bardhi.

Në raportin e Partisë Demokratike, Kuvendit i kërkohet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ishte e qartë se për këtë çështje vendos vetëm ajo. Kryetares së Kuvendit i kërkohet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me detyrimin për të votuar “PRO” dhe të vendosë dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën kushtetuese pa vonesë.

Nga ana tjetër, edhe mazhoranca në qëndrimin e saj thotë se mbështet vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por sipas saj deputetët nuk janë të detyruar të votojnë “PRO”. Sipas socialistëve deputetët janë të lirë të vendosin vetë për votën e tyre.

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Cirku i turpshëm i Kushtetueses me mandatin e Olta Xhaçkës

Kuvendi i Shqipërisë shkeli hapur Kushtetutën për Olta Xhaçkën

Flet Xhaçka: Nuk i trembem SPAK, nuk votova për burrin tim në mbledhje qeverie

Kryemadhi – Olta Xhaçkës: Karma is a bìtch


5 Comments

  1. ankoheshin per 21 janarin se policia e sakiut nuk zbatoi urdhrat e prokurorise ,keta bejne edhe ne keq nuk zbatojne vendinet e kushtetueses …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *