• |
ide | kryesore

Kryemadhi – Olta Xhaçkës: Karma is a bìtch

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kryemadhi



Deputetja Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në parlament, duke folur për mandatin e Olta Xhaçkës, deklaroi se në këtë rast vlen shprehja se çfarë do të mbjellësh do të korrësh.

Kryemadhi theksoi se në Shqipëri drejtësia funksionon me regji.

“Ne gratë bëhemi si mish për top për burrat ndonjëherë, por karma is a bitch. Sot jemi një vend që po shkojmë drejt autokracisë. Ky është një sistem qeverisës, ku pushtetet funksionojnë me regji. Edhe kolegia jonë Olta Xhaçkës është pjesë e regjisë. Kjo sepse duhen t’ia heqin vëmendjen qytetarëve vjedhjet, nga pastrimi i parave etj.

Sot sistemi arsimor është në gjendje të rëndë. Ne po jetojmë në një shoqëri të mbytur nga korrupsioni. Në Tiranë dhe në Shqipëri pastrohen paratë. Edhe për turizmin thonë ka arritur kulmin, por se nuk ka rini që të punojë. Ndërtojnë gradaçela me 60 kate, që do ngelen bosh se nuk ka bir nëne që t’i blejë se të gjithë duan të ikin e nuk duan të kthehen më.” – u shpreh Kryemadhi.



12 Comments

  1. Nga Dr. Zekri Palushi, Australi

    Tashmë, kur të gjitha “pusetat e gjyrizeve” të korrupsionit kriminalo-pushtetorë kanë shpërthyer kudo, nuk besoj se ka mbetur ndonjë shqiptar, që mund të justifikojë erën e qelbur, frymë bllokuese, që këta “puseta” po lëshojnë çdo ditë, e më shumë, në të katër anët e vendit, me një efekt fatal, për të gjithë shqiptarët.

    Pra, ju, bashkatdhetarë të nderuar, nëse akoma ndjeheni shqiptarë dhe ruani krenari e respekt për këtë emër të mrekullueshëm që Zoti na e ka falë – atëherë s’ju ka mbetur gjë tjetër në dorë, veçse sot, këtë ditë të enjte, të muajt prill, 2024, të mobilizoheni për ta kthyer në një ditë të shejtë për Shqipërinë, dhe, ashtu siç Zoti, -39 vjet më parë, më 11 prill, 1985, na hoqi qafe diktatorin gjakatar, Enver Hoxhën, edhe ju sot, hiqjauni qafe vetes suaj, familjeve tuaja, atdheut tuaj, kombit tuaj, anti-shqiptarin globalist, të korruptuarin, dhe mega-korruptuesin internacional, pas-ardhësin e Enver Hoxhës, -Edvin Ramën. Kthejeni këtë ditë në një ditë të jasht-zakonshme; në një ditë të rikthimit të nderit të humbur personal e kombëtar, si dhe në një ditë lumturie për të gjithë fëmijët tuaj të shtrenjtë, dhe familjet tuaja të nderuara.

    Prandaj mos hezitoni, dhe mos prisni asnjë minut më tepër, për t’u grumbulluar si gjithmonë tek Rruga e Shpresës, për të lidhur sot besën me njëri-tjetrin, e pastaj për t’u ngjitur për shkallësh tek apartamenti i simbolit të demokracisë shqiptare, dhe liderit tuaj historik, Profesor Doktor Sali Berishës, kur ta “rrëmbeni” Atë, dhe me atë në krye, vërsuluni si luanët, kundra hajdutëve-kriminel, nga më barbarët që mund të ketë parë ndonjë herë populli ynë i lashtë ilirjan.

    Sot, në këtë protestë, mosbindja civile, në shkallën e saj më të lartë (ndaj kësaj bande kriminale, armiqësore, anti-kombëtare, që për rretth 11 vjet ka uzurpuar zyrat qeveritare, të çdo niveli), -tashmë është jo vetëm një domosdoshmëri jetike, por edhe një akt thellësisht patriotik, që duhet të përqafohet nga çdo shqiptar, pa dallime politike dhe fetare. Koha nuk pret, dhe: O sot, o kurrë, ju mund të hyni në historinë tonë kombëtare si heronj fitimtarë. Ndryshe, fëmijët tuaj kurrë nuk do t’ua falin indiferencën, -atdheu dhe kombi, jo-se-jo.

    Fitore, fitore, fitore!

    Zoti bekoftë të gjithë shpëtimtarët e Shqipërisë!

    Zoti bekoftë të gjithë mbështetësit e Sali Berishës dhe kombin shqiptar.

  2. Paska fol edhe kjo me e nderrshmja e bordellos.
    Shqiperia ne fakt eshte kthyer ne nje shtepi funerale, qe vetem numeron “viktimat” e larguara jashte vendit.
    Kjo qe sebashku me burin e saj me te ndershmin nder veremlinjte prauan 1.04.2013, NJALAT e famshme te Edvin D-rames

  3. “Vajza e Saliit, vajza e Zhulalit, djali i Fariut protestojnë para bashkisë me parullën “Poshtë fëmijët e baballarëve”.
    Tani Edi Rama dihet që ka hyrë në politikë nga rruga me këmbët e veta, Erion Veliaj nga rruga, kurse këta s’kanë emër dhe thirren ende me emra të baballarëve”.

    1. Hajdutet e rilindjes po shtohen dita dites keta duhet shkulur nga rrenjet komunista te ndyre qe e trajtojne popullin e tyre si vemie Qelbesirat

  4. Sa drejtorë ishin të përfshirë në Gërdec? Sa ishin? Nuk bën vetëm vjedhje, por edhe pjekje të gjallë, në atë furrën e madhe të korrupsionit. Si doni ta quaj Gërdec SFSHD. Po në Lalëz sa drejtorë janë të përfshirë?

    Ta bëjmë një bilanc. Sa do dali 5D, 6D, 7D. Po në Porto Romano sa ishin të përfshirë? Po te klubi Partizani sa drejtorë të përfshirë? Minus 1, gjenerali, sepse nuk pranoi të firmos. Po në K6, sa janë përfshirë në Kardhiq?

    1. Aksidenti i Gerdecit 2008 16 vite me vone… Jemi 2024, nderkohe jane inceneritore, Bechetti, paret e termetit, autostradat me 40mln/km, PPP, koncesionet e pasurive shteterore, koncesioni i sterilizimit, shitja e Sazanit, koncesionet e Tom Doshit, check’up i vilmes, kasat e tatimet, kumllat e tharta parapa kraheve, Ministra e zv Kryeministra, Beqja, Ahmetaj, Koka, 5D e TIMS, Tahiri, Xhaçka, Dako, Balluku, etj etj Urbanistika me droge, Shkaterimi dhe tjetersimi i pasurise publike per gratacela e sheshe me dhjetra miliona eur,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *