• |
ide | kryesore

Ish-deputeti i Ilir Metës del nga SPAK me gojën kyçur

Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK



Ish-deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni dha shpjegime për 4 orë me radhë në SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Ralf Gjoni nuk bëri asnjë koment në lidhje me sa dëshmoi në prokurori, por ndryshe nga ish-shefi i tij Ilir Meta, që ka ashpërsuar tonet ndaj SPAK, ish-deputeti theksoi se Struktura Antikorrupsion duhet mbështetur.

“Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish-presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë.” – u shpreh Ralf Gjoni.

Gjoni ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Metës si këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë dhe më pas deputet i LSI.

Rrugët e tij me Metën e Kryemadhin u ndanë në 2019, kur refuzoi të dorëzonte mandatin e deputetit.

SPAK mësohet ta ketë pyetur për marrëdhëniet që ka patur me Metën e Kryemadhin. Spak po heton për çiftin Meta-Kryemadhi për çështjen CEZ-DIA, kontratat e lobimit me SHBA dhe pasurinë e tyre.



7 Comments

  1. E hengri edhe ky debili pazarin e mavijes Edvin si edhe dhjetra te tjere qe jane bler me leket e taksapaguesve shqiptar nga mavija!! Kush jane dhjetra te bleret e tjere do pyesni ju? Jane shume nga ata qe shiten e blihen nga cdo lloj pushteti dhe keta jane cemjet me te kqija qe nuk do ti duheshin askujt ,pervecse pushteteve! Keta mostra I gjeni neper studiot televizive te topit,te abs news,te report tv ,te Klanit si: Baton Sllobodani,Frrok Capi,Mero Gelbaza,Spartak Ngjela,Lorenc Vangjeli,Artur Zhei, nje fare Karamuco qe hiqesh deri die se specialist kriminalistike,ndersa ka ca dite qe ka dal hapur pro pushtetit! Vetem para dy ditesh kete vemjen Karamicho e kemi pare ne 4 studjo te ndryshme duke I dal ne krahe pushtetit te Mecgonigaleve te pushtetit dhe te SKAPIT! Nuk po me vjen keq per Liken dhe Monen,sepse atyre duhet sekuestruar cdo pasuri e paligjshme dhe te kalben ne burg,se ata na I sollen mavijen peshqesh,po me vjen keq per keta qe shiten e blihen nga cdo pushtet sic eshte edhe njefare Valter Haliti qe deri die ishte deputeti I opozites,kurse sot shkon studio me studio per te sulmuar opoziten dhe mbrojtur mu.in qe po ushqehet! Gjithashtu nje keqardhje edhe per SKAPI stat qe po bejne lojen e radhes te pushtetit,sic e kane bere deri para 4 viteve! 80% e shqiotareve po presin qe te gjithe politikanet ,te majte,te djathte,te qendres apo kudo ndodhen ,duke filluar nga drejtor drejtorie,duke vazhduar te zv ministra,ministra,deputet,kryetar partie tu verifikohet pasuria dhe tu sekuestrohet pjesa e tepert qe eshte e vjedhur dge tu shperndahet shqiptareve! Nqs kjo do te ndodh do te ndalet hemoragia e emigrimit te shqiptareve,do te ulen cmimi I banesave qe krahasohet me cmimet e vendeve te zhvilluara dhe SKAPI do te ngelet ne historine e shtetberies ,perndryshe SKAPI do te mabaj njollen e turpit njlloj si politikanet qe I kane vendosur aty ku jane!

    1. Je shume i sakte vetem nje gje e the gabim. Ai kari enka Halit Valteri dhe jo Valter Haliti.

    1. Cfare zhgenjimi ky Ralfi. Kimetja i kishte premtuar se do ta bentw kongresmen amerikan bashke me Rudin dhe ate kokerrjepurin xhentellmen femrash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *