• |
ide | kryesore

“Është burrë apo grua?”, debati pas përzgjedhjes së Miss Turqia

Paparazzi, Slider



Kurorëzimi i Indil Bilgen si Miss Turqia për vitin 2024 ka bërë bujë në Turqi. Arsyeja është pasi shumë mendojnë që nuk ka asnjë lidhje me standardet mbizotëruese të bukurisë. Në fakt, kurorëzimi i 24-vjeçares Bilgen ndezi debate mes përdoruesve të rrjeteve sociale për standardet e bukurisë, seksizmin dhe thelbin e vërtetë të bukurisë. Të famshëm nga shteti fqinj si dhe shumë personazhe publike janë mbledhur në mbrojtje të 24-vjeçares së kurorëzuar, duke theksuar rëndësinë e bukurisë së brendshme, inteligjencës dhe individualitetit.

24-vjeçarja Bilgen e gjatë 1.80 m. është diplomuar në fakultetin e mjekësisë. Megjithatë, ajo që e solli në qendër të kritikave është fakti se është vajza e një diplomati, konkretisht ambasadorit së Turqisë në Ukrainë.

Menjëherë pas kurorëzimit të saj të mërkurën e kaluar, shumë në mediat sociale vunë në pikëpyetje përshtatshmërinë e saj si mbretëreshë bukurie dhe menduan se statusi profesional i babait të saj ndikoi në rezultatin, disa madje e krahasuan atë me personazhe nga filmat turq të viteve ’70, në të cilat burrat maskohen si gra.

Megjithatë, nuk ishin të paktë ata që dolën publikisht dhe e mbështetën 24-vjeçaren, duke dënuar kritikat e ashpra dhe komentet e panumërta negative.

Këngëtarja e njohur turke Aleyna Tilki ishte ndër të parat që shprehu mbështetjen e saj. Tilki kritikoi standardet konvencionale të bukurisë, duke thënë: “Edhe pse në përgjithësi nuk i mbështes konkurset e bukurisë, i admiroj vërtet gratë që janë të suksesshme, kanë një histori dhe janë unike. Ajo përfaqëson gratë turke me bukurinë e saj cilësore”, tha ajo.

Miss Turqia 2016 Ecem Uzgör, e cila ishte përballur me kritika të ngjashme, shprehu gjithashtu solidaritetin e saj me Bilgen 24-vjeçare. “Unë qëndroj pranë Idilit”, deklaroi ajo.

Megjithatë, jo të gjitha reagimet e të famshmëve ishin mbështetëse.

Këngëtari i popit turk Demet Akalan vuri në dyshim kurorën. “Ndoshta ajo do të kthejë kurorën ose nëse do të kishte diçka si një votim publik… Zemër, mund të dëshironi të fitoni, por ky është një konkurs bukurie, jo një favorizim,” shkroi Akalan në Twitter.

Gjithashtu këngëtarja e famshme transgjinore turke Bülent Ersoy, e cila shpeshherë quhet “Diva” nga fansat e saj, gjatë një interviste deklaroi: “A është kjo bukuroshe? Ajo ka tipare mashkullore”, tha Ersoy, duke shtuar: “Le të mos e lëndojmë apo ta mërzitim vajzën e re”.

Pasi 24-vjeçarja Idil Bilgen mbylli të gjitha komentet në rrjetet e saj sociale për të zbutur imazhin negativ, ajo tha në një dalje televizive: “Në një kohë kur vendi ynë po përjeton tragjedi si dhuna ndaj grave dhe fëmijëve, ia atribuoj komentet negative për mua për faktin se njerëzit nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë. Ata janë njerëz që shprehin mendimin e tyre pa ditur asgjë. Nuk më interesojnë komentet e tyre”.


1 Comment

  1. Veshet i paska pak te medhenj po qeka derr pidhkar, silleni kendej nga ne se e merr lali ne bashki i ben dhe nje dasem me prift anglez me leket e mamit kurvit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *