• |
ide | kryesore

Reagimi/ Shqiponja Telhaj: Nuk mora asnjë dhuratë nga italianët e Wisdom

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Shqiponja Telhaj, ka reaguar pas deklaratave në mediat italiane të cilat shkruanin, duke cituar dosjen e prokurorisë, se dyshohej se ajo ishte përfshirë në një rast korrupsioni me diplomat dhe në këmbim kishte marrë një çantë të shtrenjtë të markës Louis Vuitton në vlerën e 2 mijë eurove.

Komentet Telhaj i ka bërë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, të cilat vijnë pasi disa persona ranë në pranga në Itali, në lidhje me diplomat false që universitetet shqiptare jepnin për shtetasit në vendin fqinj.

Në postimin e saj Telhaj shkruan se nuk ka pranuar asnjë dhuratë, madje nuk ka pirë asnjë kafe nga asnjë përfaqësues i universiteteve të huaja apo shqiptare.

Ajo ka kërkuar gjithashtu se autoritetet zyrtare dhe mediat që kanë përmendur emrin e saj në lidhje me dosjen e universitetit Wisdom, të kërkojnë falje.

Postimi:

“Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurre as edhe nje kafe e nuk ka pranuar kurre asnje dhurate nga asnje perfaqesues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane permendur emrin tim pa asnje fakt ne lidhje me dosjen e universitetit Wisdom (perfaqesuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjehere) te kerkojne falje per shpifjet”, ka shkruar Telhaj.

Nw fakt, emri i Telhaj përmendet në dosjen hetimore të prokurorisë italiane, të siguruar nga Lapsi.al për skemën e mashtrimit me diploma false në Shqipëri shkruhet se për të marrë akreditimin e universitetit Wisdom, italianët shpërblyen shefen e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Në dosje emri i saj është shkruar si Aquila Telhaj, por që nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton të jetë Shqiponja Telhaj, ish-drejtuese e këtij institucioni.


9 Comments

  1. Cfar alibije naive..haaa edhe para kujt..para italianve qe jan nona e hetimeve.. pergjimeve.. zbardhjeve te situatave..ik o shqiponj e plagosme..me mire mos fol e mos shkruaj asnje fjali

  2. Sa nivel i dobet akademik ne statusin qe ka ber…Keto shkollat perendimore duhet me i ven drynin qe diplomojne zhele si kjo

  3. Përfaqësuesi i kolegjit Wisdow paska votuar edhe mbi kandidatët potencial për Institucione të Larta të Drejtësisë KLGJ dhe KLP.

    1. sigurisht vote e lire demokratike per kandidatet e rames ne klp klgj , por nje vote me vullnet te plote ne kembim te asgjeje.
      thjesht muhabet shkerdhatash

  4. Po si ka mundesi qe ky lloj niveli na paraqitet si nivel akademik I pergatitur ne Perendim?!
    Mire neve, qe na ka ikur fucia e vajit bashke me kokrren e ullirit, po keta perendimoret me universitetet e tyre qindra vjecare, ku I kane syte?!
    A u bejne nje testim gjuhe ketyre qe as gjuhen e nenes nuk dine?!
    Pika Perendimit!
    (Se neve, e qarte eshte se ne c’lloj niveli po perfundojme).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *