Pas ceremonisë në kishë ku i thanë Po njëri –tjetrit dhe pas xhiros ku përshëndetën mijëra njerëz që kishin dalë të shihnin dhe të uronin çiftin mbretëror, më vonë ishte edhe darka e mbajtur nga princi Charles ku marrin pjesë qindra të ftuar.
Meghan kishte zgjedhur një tjetër fustan të cilin e pëlqyen më shumë se të parin. I bardhë dhe i lidhur në pjesën e fytit që e tregonte shumë elegante nusen, i dizenjuar nga Stella McCartney. Shumë komente pozitive vërshuan në rrjete sociale për këtë zgjedhje të dytë që i cilësonin si shumë të goditur nga ana e Meghan. Dukesha e Sussex kishte vendosur një unazë të princeshë Dianës me një diamant të madh ngjyrë blu dhe kjo nuk është hera e parë që ajo vendos bizhuteritë e princeshës së ndjerë.