• |
ide | kryesore

Publikohet bashkëpunimi mes Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi (Video)

Paparazzi, Slider


Në një kohë kur të gjithë mendonim se Xhensila do të tërhiqej nga muzika për t’iu përkushtuar me kohë të plotë shtatwzanisw, në fakt nuk ka ndodhur kështu. Xhensila ka vijuar me koncertet, aktivitet e tjera muzikore, por edhe videoklipet.

Siç kishte lajmëruar, në bashkëpunim me Ardian Bujupin, sapo ka publikuar këngën më të re “Çika çika”. Në prezantimin e videos në profilin e saj në Instagram, Xhensila, duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, shkruan: “Të dashur miq, ju prezantoj të gjithëve me projektin tim më të ri, ishte sa e vështirë, edhe e bukur, për shkak se isha pak shtatzënë në muajin e 7-të. Falënderoj @ArdianBujupi për ftesën, një nga artistët më të preferuar shqiptarë, është një nga projektet që kam punuar me dëshirë maksimale. Uroj që t’ju shoqërojë gjatë ditëve të nxehta të verës. Enjoy”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *