• |
ide | kryesore

Peru-Danimarkë: Guerrero në stol, luan Eriksen

Rusi 2018, Sport


Në “Mordovia Arena” të Saransk ka nisur sfida Peru-Danimarkë, e dyta e Grupit C pas fitores 2-1 të Francës ndaj Australisë. Kjo është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave.

Peruja kthehet në Botëror pas 36 vitesh mungesë. Trajneri Gareca ka zgjedhur të mos aktivizojë që nga minuta e parë bomberin peruan Paolo Guerrero.

Nga ana tjetër mesfushori i Tottenham, Eriksen do të jetë në dispozicion të trajnerit të Danimarkës, Aage Hareide.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *