Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu është takuar me Kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj ku temë e diskutimit ka qenë hetimi në lidhje me sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit.
Në orët e paradites së sotme, kreu i policisë i shoqëruar edhe nga drejtori i policisë së Tiranës kanë mbërritur në prokurori ku qëndruar për rreth 30 minuta. Gjatë takimit mes zyrtarëve mësohet se është diskutuar në lidhje me hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të së enjtes.
Deri tani mësohet se grupi i hetimit ka sekuestruar disa kamera sigurie në zonën ku mendohet se kanë lëvizur autorët e ngjarjes, ndërsa ka marrë në pyetje edhe disa persona në cilësinë e dëshmitarëve por ende nuk ka të dhëna për gjetjen e autorëve të krimit.
Banesa e prindërve të gazetares u qëllua me dhjetë plumba kur brenda saj ndodheshin dy fëmijët e Klodiana Lalës dhe prindërit e saj. Vetë gazetarja ka shprehur dyshimet se ngjarja ka lidhje me profesionin e saj pasi ajo dhe familja nuk kanë konflikte personale.
Prokuroria Politike e arts Markit nuk ka per te jet ist as je. Per kete e vendosi Edi Rama kurtizanen
Ta ruajne ne arshive takimin, se qenin e ngordhur (qe e kane varrosur vete) do gjejne. Filma me permbajtje policie, qe nuk ka te sosur.
Memeces i paska ardhur goja?
Ki pulici me kreje te madhe pi jugi e xhe vallahi.
Utakuan -si do e mbyllin-kete muhabet.