Pak kohë më parë reperi Buta ka lajmëruar se është larguar nga kompania “Nesër Music”, ku dhe nisi karrierën e tij muzikore. Deri më tani nuk dihej arsyeja e largimit të tij, por ka qenë menaxheri Faton Shoshi ai që u ka dhënë fund aludimeve dhe ka folur për herë të parë për këtë.
Fatoni ka qenë i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ku dhe ka treguar arsyen pse dyshja ndërprenë bashkëpunimin.“Unë i lë artistët të lirë, të bëjnë çfarë të duan dhe kur nuk shkon bashkë atëherë ndahen rrugët”- ka thënë ai.