• |
ide | kryesore

Kunati i Kacifas kërkon ndërhyrjen e Ramës dhe Tsipras për marrjen e trupit

Lajme, Të fundit


Kunati i Kostandin Kaçifas, i cili u vra nga forcat RENEA ka dhënë një deklaratë për mediat. Vangelis Sekellarakis ka deklaruar se kërkon ndërhyrjen e kryeministrit Rama dhe Tsipras për të marrë trupin e 35-vjeçarit.

“Problemi është se çështja ka ngecur për një arsye që ne nuk e dimë. Ne duam thjesht një arsye humane, të marim trupin e Kostandinit dhe ta varrosim. Me këtë rast përderisa egziston kjo pengesë, i drejtohem kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij grek Tsipras të merren vesh dhe vetëm ata mund të na ndihmojnë se për një arsye nuk komunikojnë dhe kam përshtypjen se i këshillojnë gabim. Ndoshta egzistojnë dhe probleme të tjera, por dua qe keta dy kryeministra, të cilët janë të rinj të tregojnë, dua që të mos i tejkalojnë popoujt e tyre”, tha për gazetarët kunati i Kacifas.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *