• |
ide | kryesore

Protestuesit te ‘Astiri’ i lëshohen Ramës: O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!

Lajme, Të fundit


Banorët e zonës së ‘Astirit’ që preken nga projekti i Unazës së Vogël kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme protestën e tyre. Ata bllokuan sërish rrugën dhe bënë thirrje kundër qeverisë për të marrë parasysh kërkesat e tyre.

“I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar që të ngrihen se kjo është një kauzë për gjithë Shqipërinë që po ik drejt humnerës. Po ikin njerëzit jashtë.U bëj thirrje të gjithë Ambasadave. O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!”, thotë një prej protestuesve.

Banorët vijojnë protestën prej 18 ditësh. Qeveri këmbëngul në vendimin e saj se ata nuk meritojnë dëmshpërblim pasi kanë ndërtua pa leje. Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk do të ketë tërheqje nga projekti për Unazën e Vogël dhe as dëmshpërblim për banorët pa tapi.

©LAPSI.al

 

 


8 Comments

  1. Se mjaftnë robëri
    O e mjera Shqipëri
    O djem rrëmbeni pushkët
    Ja vdekje ja liri!

    1. Mere cfare pret? Ju te hani karin kete beni. Banoret buk duhen shperblyer kur jane pa dokumenta edhe pike. Nqs ne jemi kurvat e rilindjes ju jeni bytheqirat e pedes

      1. A dezhurn ke qenë o parrazit i rrilindjes.
        Kokën do të lini aty tek Astiri.
        Jeni trimat e portaleve ju hale rilindas.
        Bëhuni gati se ju ka ardhur dita të paguani shkatërimin që i bëtë këtij vendi dhe njerëzve.

        1. Hahahaha okoqe une sjetoj ne shqiperi keshtu qe skam interese personale por 1 gje eshte e drejte. Keta njerez nuk duhen demshperblyer se skane asgje ligjore dhe jane ne kundershtim me ligjin

  2. Leji keto gjera se nuk behet opozite me hajdutet!! I bie, shteti me leket tona ti jape prape leket ketyre qe kane ndertuar ne menyre abuzive dhe pastaj ti jape edhe leke kompanive hajdute te Rames qe do ndertojne rrugen..Nuk ka sens..I bie te behet si ne ’91 e ti jepet falas toka me 7501…Mos harroni c’fare pasojash pati per pronaret qe edhe sot e kesaj dite nuk kane marre leket e tokave te tyre!!

  3. Ketà Jane pronare
    Jo ish pronaret e pjerdhur
    Qe Kane 30 vjet me dokumenta ne duar si fakira para atp.

    1. NUk kane as dokumenta e as leje..ndonje dite do dalin letrat per legalizim edhe tek Skenderbeu..pocaqi anarkie…

  4. Ne tironcit e vjeter kur shifnim keta te ardhurit e rinj qe ndertonin ku te mundnin pa leje thonim…. ja do vije policia dhe do ja u prishi etj…. por ata jo vetem qe nuk e prishen por i bene edhe me kate e me dyqane etj…. ne qe pritem dhe shikonim sfituam asgje,, ata i shiten e stershiten ato prona me shume marifete.
    Tani erdhi rradha shtetit me shume vonese por erdhi,,, dhe ata qe zaptuan token na therrasin neve qe te mbrojme token e tyre te vjedhur. A ju hengert lopa koken ju hengert,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *