• |
ide | kryesore

Pas Majlinda Bregut edhe Jozefina Topalli merr një detyre të re

Lajme, Të fundit


Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është emëruar si eksperte e misionit të OSBE-së në Malin e Zi. Lajmin e ka bërë të ditur Parlamenti i Malit të Zi, në një informacion të bërë publik në datën 10 tetor.

Në njoftimin e Parlamentit të Malit të Zi thuhet se Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Legjislativ, Marta Sçepanoviç dhe anëtaren Jovanka Laliçiç.

Gjatë bisedës, ata shprehën kënaqësi mbi bashkëpunimin e tyre deri tani dhe theksuan nevojën për trajnim shtesë dhe shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira në mes të parlamenteve, kryesisht në nivel të stafit parlamentar.

Jozefina Topalli merr këtë detyrë pas një karriere të gjatë në jetën politike shqiptara, si deputete e Kuvendit dhe me disa poste drejtuese në PD.

Topalli u la jashtë listave të PD pasi Lulzim Basha mori drejtimin e partisë.


8 Comments

  1. Busho, nuk emerohesh eksperte e OSBE. Nuk eshte post por ekspertize qe ofrohet me dite pune. Lulushi e di kete por ka interes ta shese keshtu lajmin sikur eshte shitur Jozefina

  2. E kam përsëritur disa herë në komentet e mia në këtë portal, që nuk është e rastit që këta të rënit nga fiku nga kryesia e PD, shkojnë e rëfehen në mediat e majta. Dhe më e bukura është se në retorikën e tyre në këto media, ata qaraviten se pse Basha ka bërë kompromise me Ramën .
    Ju turën këta si çakej Bashës se pse e detyroi Ramën që një muaj para zgjedhjeve të vjetëshme, ti lëshonte PD gjysmën e qeverisë ngaqë nuk kishte nga t’ja mbante nga presioni ndërkombëtar.
    Tani po na del se Rama po i mer me rradhë këta “kundërshtarë të egër” të tij për ti amgazhuar me ndihmën e “ndërkombëtarëve” të majtë, në detyra jashtë vendit, E nisi me Visho Ajazin, e vazhdoi me Bregun e Boden e tani me Topallin e ka ngelur se çfarë pune do ti gjejë Patozit, Imamit e Selamit.
    Prisni kur Patozi të na dalë kandidat i rilindjes për bashkinë e Kavajës, Imami të na bëhet drejtor i “Teatrit të ri kombëtar” e Selami ambasador në SHBA.

  3. Lapsi investigo pak me shume. Te gjithe ekspertet e OSBE paguhen nga vendi i origjines. Qe te aplikosh per nje pozicion duhet te kesh miratimin e qeverise qe do te ppaguaje rrogen (sic ishte rasti i znj. Meksi). A po e paguan Rilindja rrogen e Jozefines?????

  4. kurre nuk e degjuam topallin dhe te tjere letyra si ajo, te ngrene zerin kunder rilindjes dhe droges qe ajo mbart dhe e ka perhapur ne te kater anet e vendit,perkundrazi, problemi i saj i madh eshte njesh me ate te kryeministrit; BASHA dhe gjithe opozita,,madje edhe vete BERISHA. kesisoj shperblimi per kontrbutin e saj te cmuar, do te shpeblehet…e keshilloj edhe patozine te tjere rrugecer si ai, te mbajne radhen, se per te gjithe ka gjendje pe te lepire….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *