• |
ide | kryesore

Autoriteti i Dosjeve: 30 personalitete të vendit me probleme serioze

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula deklaroi se mes 1500 personaliteteve në vend 30 janë me probleme.

“Në 1500 personalitete rreth 30 janë gjetur me probleme në sektorë shumë të rëndësishëm” – u shpreh Sula.

Ajo iu përgjigj interesit të medias lidhur me padinë e ngritur nga prokurori Bujar Sheshi, i vënë së fundi nën akuzë si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Punën e kemi të pandikuar nga çdo gjë që ndodh. I shërbejmë vetëm ligjit”, u shpreh Sula. Kryetarja e autoritetit të dosjeve apeloi publikun e mediat se mund të ndjekin rastet hap pas hapi.

Anëtari i KLP-së, Bujar Sheshi kallëzoi sot Autoritetin e Dosjeve në Prokurori për “falsifikim të dokumenteve”. Në kallëzimin e tij përmendet emri i Gentiana Sulës me detyrë Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) si dhe çdo anëtari tjeter të këtij instutucioni që ka bashkëpunuar me të.

Një ditë më parë Autoriteti i Dosjeve e klasifikoi si bashkëpunëtor dhe anëtar, në dokumentat e sigurimit të shtetit, ndërsa thuhet se edhe dorëzimi i dokumente rezultonte me probleme.


4 Comments

  1. ju lutem mos u lodhni shume mer emrat tek amza e shkolles se ish sigurimit ne Cauk te tiranes qe e keni aty afer dhe do shihni i shithe sistemi i drejtesise dhe disa prej tyre bejne dhe ligje si dhe per reformen ne drejtesi kane qene sigurimsa dhe operative qe kane marre ne qafe dhe sergjynosur , torturuar , te pafajshem per nje fjale goje me ardhjen e demokracise nga gabimet e saliut dhe ne disa dhe provime plotesuse dhe sot i ke ne vendet ne te rendesidhme dhe ne kupolen e drejtesise

  2. Kryetari I listes me 30 persona te sigurimit eshte penicilina Saliu spiuni I serbise dhe frances,prandaj ramizi I ppsh ja delegoje pushtetin ketij korbi te Zi qe shkatarroje me projekt vendin.

  3. a ka mundesi te na jepni nje list emrash. ngelet me gjeegjeza. na thoni kush jan spiunet qe ta dim njeher e mire.

  4. bravo i drejti cfare do me ti i pa emer emrat dalin shpejt dhe pa problem me nje klikim nga lista e peronave qe punojne sot ne drejtesi , prokurori cjykata etj me ate te shkolles se ish sigurimit kjo nuk ka shume filozofi po nuk i intereson politikes se dy kraheve se keshtu i santatzhojne per interesat e tyre keto te pa cipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *