• |
ide | kryesore

“Kam bërë seks në Bernabeu”: Piqué nuk njeh limite për të nënshtruar rivalët: “Kam më shumë para unë se i gjithë Espanyol”

Sport


Në fushë është i ashpër dhe i vendosur, jashtë kuadratit të lojës nuk ka rezerva dhe ndonjëherë është edhe arrogant. Ky është identikiti i Gerard Piqué, shtylla difensive e Barcellona, që në një intervistë për programin spanjoll ‘La Resistencia’ ka folur me një dozë të ekzagjeruar ironie për rivalët e Espanyol, duke shkaktuar një tymnajë të vërtetë: “Në llogarinë time bankare ka më shumë para se sa Espanyol ka në bilancin e tij vjetor. Kështu, më shumë se 57 milionë”.

Një shigjetë direkte për klubin tjetër të Barcelonës që ka shkaktuar polemika të shumta mbi lojtarin, tashmë i famshëm edhe për rolin e tij si menaxher. Piquet është bërë prezent në formatin e ri të Kupës Davis, financuar nga fondi i investimeve Kosmos, udhëhequr nga mbrojtësi i Barcelonës, me mbështetjen edhe të Djokovic.

Në intervistë, qendërmbrojtësi është përqendruar edhe tek Lionel Messi: “Leo? Èshtë një tip shumë ironik, ndoshta më i madhi që njoh”.

Pyetje direkte dhe pa lojëra fjalësh, edhe kur bëhet fjalë për raportet intime me Shakirën. Piqué ka ngacmime për të gjithë, edhe për Real Madrid: “Gerard, sa herë ke bërë seks në muajin e fundit saktësisht?” është pyetja që i bëhet. “Duke llogaritur edhe atë në Santiago Bernabeu?”, është përgjigjia e mbrojtësit që aludon dy fitoret sezonale, në Liga e Kupën e Mbretit, që Barça mori në shtëpinë e Blancos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *