• |
ide | kryesore

Puthi gjoksin e Olta Dakut, pse u pendua Olta Gixhari?

Arkiva, Paparazzi
olta_1463827743-5939161.png


Premiera e shumëkomentuar, “Sonte do të luajmë pa tekst”, që u vu në skenën e Teatrit Kombëtar të premten në mbrëmje, u parapri nga një foto e nxehtë e Olta Gixharit duke puthur Olta Dakun në gjoksin e stërmbadh.

Fotoja e shkrepur gjatë provave për shfaqjen dhe e postuar nga Gixhari, goditi menjëherë dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, për faktin se ndodh rrallë që dy artiste të shfaqin afrimitet të tillë në publik. Ajo çfarë i befasoi të gjithë ishte dekolteja e Olta Dakut, që deri tani nuk i kishte dhënë ndonjë prioritet në daljet e saj në skenë.

“Kabare, puthje, kërcim, muzikë, aktrim, këqkuptim” ishte diçiturta e fotos provokuese, që nuk dihet pse aktorja Gixhari e fshiu më vonë nga profili i saj në Facebook dhe Instagram. Daku dhe Gixhari shfaqen në një moment ekzaltimi me fustane kabareje, që janë dhe veshjet e tyre në këtë shfaqje pa tekst.

 “Sonte do të luajmë pa tekst” nga Luigi Pirandello vihet në skenën shqiptare nga regjisorja Driada Dervishi. E konceptuar si dramë brenda dramës intrepretohet nga disa aktorë të tjerë si: Dritan Boriçi, Adelina Muça, Met Xhelili, Sokol Angjeli, Niada Saliasi, Amos Zaharia, Besmir Bitraku, Gent Hazizi, Neritan Liçaj, Marsel Rupi dhe Yllka Mujo. Pjesë e saj janë dhe tre balerinët Frenki Ziaj, Mateo Nushi, Evisa Lazri. Kjo nuk është hera e parë që Gixhari dhe Daku janë pjesë e të njëjtit projekt teatror, ndërkohë që janë dhe mikesha të mira jashtë punës./Panorama Plus