• |
ide | kryesore

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për vendimin e Presidentit Meta

Lajme, Të fundit


Mediat botërore kanë shkruar për vendimin e Presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale.

“Associated Press” shkruan se vendimin, Presidenti e motivon me nevojën për të zvogëluar tensionet politike në vend.

Presidenti Ilir Meta tha se veproi sepse “rrethanat aktuale nuk sigurojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse” më 30 qershor.

Agjencia shkruan se mijëra shqiptarë që mbështesin opozitën politike u mblodhën për një protestë anti-qeveritare të shtunën. “Pas perëndimit të diellit, gazi lotsjellës dhe flakët  mjegulluan rrugët e Tiranës”, thuhet në artikull.

Vendimi i Presidentit Meta ka patur jehonë edhe në media të tjera të mëdha, si “Washingtonpost”, “New York Post”, Francë 24m, ABC News në SHBA, etj.


3 Comments

  1. Kancelarja Merkel para nje jave mbajti nje fjalim ne Harvard dhe tha nje gje shume intersante: Sa here une marr vendime tha, pyes: Po e marr kete vendim thjeshte sepse mundem, apo se pse eshte i drejte? Meta beri te kunderten. Mori nje vendim qe nuk mundej ta merrte, por qe ishte i drejte. Kjo ndodh sepse ne jemi nje pothuajse diktature, ne nevoje per lider revolucionare, sic zgjodhi te jete meta, qe duhet te shkoje ne burg me ligjet e ketij shteti( pavaresisht si jane) dhe do te kete gjithmone mirenjohjen tone qe e ndali katastrofen. Ama burgun duhet ta beje, sepse veproi si revolucionar nga brenda sistemit qe e pat pranuar vete, perndryshe nuk zgjidh asgje.

  2. Meta beri gabimin me te madh sigurisht me prapamendim. Per mendimin tim e keqja duhet te shkoje deri ne fund. Ky popull nuk do te kuptoje. Nuk do. Ky shtet i drejtuar totalisht nga krimi duhet ta coje ne faliment total vendin. Ndoshta e keqja do ta bente kete milet te filloj te kuptoje dhe te besoje se m….. qe kane bere ne det ju ka ardhur ne pjatat e gjelles. Po ky eshte skenar sigurisht…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *