Një 12-vjeçar humbi jetën mesditën e sotme në Kukës.
Burime nga policia kanë bërë me dije se i mituri është mbytur në një pishinë, ndërsa po hetohet për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Policia bën me dije se i mituri është identifikuar me inicialet A.L., 12 vjeç nga Kukësi.