• |
ide | kryesore

Rama sulmon Metën: Më keq se Bujar Nishani

Lajme, Të fundit


Ndryshe nga fjalimi që mbajti në Mat, nga Dibra kryeministri Edi Rama ishte më i përmbajtur në përcjelljen e mesazheve politike. Kreu i qeverisë përsëriti se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor, ndërsa Metës i kujtoi sërish se mori një vendim politik që bie ndesh me Kushtetutën, madje sipas tij u soll më keq se Bujar Nishani.

“Në 2017-ën, Bujar Nishani e kërkoi me shkrim, me firmë, me vulë, në një letër të përbashkët timen dhe shokut tim që më ka humbur e s’po e kap më, Lulzim Bashës, që t’i kërkonim Presidentit atë shtyrjen brenda Kushtetutës. Nuk mund ta vendosë Presidenti ka pyetur të tjerët. Kjo ishte.

Ndërkohë që ky shoku tjetër, se nga i gjej këta shokë unë nuk e di, del dhe bën një skandal, duke thënë anulim loje se jam i shqetësuar për stabilitetin etj, dhe kështu i bie që në mëngjes u thotë atyre të shtëpisë ju sulmoni fort që të digjet dhe unë do ta dal që ta shuaj…

Nga kush do ta shpëtojë Shqipërinë? Nga ata… Nga ata Shqipëria do të shpëtojë vetë në 30 qershor. Njësoj siç shpërndahen tespihet e plakut Mere, do shpërndahen edhe këta në 30 qershor”, – u shpreh Rama.


7 Comments

  1. drog,drog,drrog,avdyla,rosh,frrok,ndok,balila,xhelila,tahira,habila,rrahman rrahja,artur busha,dosha,pjerdh e dhin ndrea,paulin sterk muta,balla,xhuvana,gjusha e nja 200 tjer,po ku i gjen o i biri qelbit stalin qelbesira edvin.ku i gjen o burr o burr.

  2. Shejtani shejtanin e gjen me shpejtesi sketer. Por ne fund perfundojn gjeth i grimcuar qe dhe flladi me i lehte i mer perpara. Po nuk mendoj qe qe jane burra apo gra jane surrogate. Te mjer.

  3. Nuk ka rendsi me se kush vjen pas ramziut. Se me keq do behet. Po ky zullumqar i permasave te pakrahasueshme me askend duhet te largohet urgjent. Dhe do ndodh me hir a mepahir. Ishallah.

  4. “Shokun tim lulin qe nuk po e kap dot me”
    Mbase do beni nje reunion tek 313-ta.
    Por ti sigurisht do shkosh shume me perpara dhe do te duhet ta presesh ca vite. Nuk do merzitesh se do kesh shoqerine e olsit, sajes, gjiknurit, gjushit, lales…… po pertoj t’i numeroj te gjithe po i di vete ti.

  5. Kështu ndodh kur Pedro si metafora, Romeon e Zhuljetën. Dramë e Tragjedi.
    Shekspir dhe Makbeth. To Bee or not tu be.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *