• |
ide | kryesore

5 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin banesat e futbollistëve

Lajme, Të fundit


Policia greke ka shkatërruar një bandë e cila grabiste banesat e futbollistëve. Siç raportojnë mediat helene, banda përbëhej nga 5 shtetas shqiptarë, të cilët kanë të njëjtin mbiemër, por nuk bëhet e ditur lidhja e tyre. Ata janë Albdert Gjergji, Agida Gjergji, Anton Gjergji, Nikolin Gjergji dhe Bardhok Gjergji.

Shqiptarët akuzohen për 33 grabitje banesash, nga të cilat 9 kanë qenë të disa futbollistëve. Shqiptarët pasi futeshin në apartamente merrnin sende me vlerë si bizhuteri, para dhe veshje. Sipas medieve greke ata përdornin dy makina, njëra për grabitjen dhe tjera për arratisjen.

Gjatë vjedhjes shqiptarët ishin të kujdesshëm në lëvizjet e tyre, të veshur me doreza dhe me fytyrë të mbuluar. Ndërsa për të komunikuar me njëri-tjetrin ata përdornin emrat e të huajve.


4 Comments

  1. Ulsi Manja(deputet i PS) le te merret me edukimin e t’u gjeje pune ketyre qe vjedhin ne Greqi. Nese do kishin pune, buke per te ngrene per vete e familjen nuk do kishin arsye te benin pune te tilla.

  2. o edkar ka 28 mije shqiptar ne burgjet e botes, jemi race te pa bese, grabites, dembel, bq,…..cfare do lloj regjimi te vi.vetem ai merhumi u vinte hakut i bente synet sipas modelit te flokve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *