Arrestohet nga policia një 46-vjeçar me iniciale K.M, banues në Tiranë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit dhe posedimit të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, në operacion janë sekuestruar rreth 35 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në formë çokollate si dhe 14 kubikë të kultivuara me fara kanabis në shtëpinë e tij në fshatin Turan.